Ministrja greke e Kulturës Mirsini Zorba ka qenë e pranishme sot në Bularat, vendin ku u zhvillua ceremonia e festës së vendit fqinj dhe ku u vra ushtari Konstantinos Kacifas. Ministrja greke shprehet përmes një statusi në Facebook se 35-vjeçari që u vra ishte minoritar dhe se kërcënoi policinë duke i qëlluar me armë pasi ishte i zemëruar me marrëveshjen Tasipras-Rama. Ajo thekson se asnjë flamur grek nuk u ul dhe se gjithçka shkoi qetësisht.

Asnjë flamur nuk është ulur, të gjithë valëviteshin. Cdo gjë ka shkuar shumë qetë me pjesëmarrjen e dy përfaqësuesve të qeverive homologe. U njoftuam se një minoritar kërcënonte policinë dhe ka qëlluar me armë i zemëruar për marrëveshjen Tasipras-Rama dhe pasi policia e ka rrethuar dhe i ka bërë thirrje të dorëzohet ai nuk është bindur dhe është vrarë nga policia. Jemi larguar nga Shqipëria qetësisht

Ndërkohë që ministrja e Jashtme

Ndërkohë që ministrja e Jashtme kërkoi sqarimin e ngjarjes, deklarata e ministres së Kulturës është kundër mediave të vendit të saj të cilat shkruanin se 35-vjeçari u vra, pasi ngriti flamujt grekë në Bularat. Konstantinos Kacifa u vra sot nga RENEA në Bularat, pasi hapi zjarr ndaj policisë duke u rrezikuar jetën, ndërsa nuk pranoi të dorëzohej. Ai është ushtar grek pjesë e grupeve ekstremiste, ndërsa Athina zyrtare ka kërkuar sqarime nga Shqipëria.