Vrasja në grabitje e aktorit amerikan të 'General Hospital' në SHBA, të paktën 4 të arrestuar

Vrasja në grabitje e aktorit amerikan të 'General Hospital' në SHBA, të paktën 4 të arrestuar

Johnny Actor dhe momenti i vrasjes në grabitje

SHBA- Jo vetëm vdekja në rrethana të supozuara të një vrasjeje aksidentale për aktorin e njohur të serialit “Friends”, Matthew Perry është shoqëruar me arrestime (5 persona deri tani).

Policia e Los Anxhelosit njoftoi (15 Gusht) se ka arrestuar të paktën 4 të dyshuar për të shtënat që vranë aktorin tjetër amerikan, Johnny Wactor.

Katër të arrestuarit janë të moshës nga 18 deri në 22 vjeç. Tre prej tyre janë akuzuar për vrasje, ndërsa i katërti dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i bandës së kriminelëve.

Wactor u vra më 25 maj të vitit të kaluar, në një tentativë grabitjeje të dyshuar. Sipas dinamikës së krimit dhe hetimeve policore, ai vuri re se i kishin vjedhur makinën teksa ishte në një lokal me një shok dhe kur arriti atje, te vendi i parkimit, u godit nga një plumb në gjoks.

Aktori i njohur, me origjinë nga Karolina e Jugut, luajti Brando Corbin, në telenovelën e kanalit televiziv ABC, 'General Hospital', nga viti 2020, deri në 2022. Ai njihet edhe për role të tjera në botën e kinemasë dhe televizionit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate