Vrasja në ish-Bllok/ Gjykata liron të fejuarin e Elvana Gjatës

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Ervin Matën, të fejuarin e këngëtares Elvana Gjata, i cili u dorëzua të premten në Policinë e Shtetit, pasi ishte në kërkim që prej 4 tetorit 2018 për vrasjen e ndodhur në lokalin “Monopol” në ish Bllok. Ndaj tij është dhënë masa e arrestit "detyrim paraqitje".

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”, me argumentin se nga pamjet filmike duket se Ervin Mata ka shtyrë në konflikt Mervjol Billon. Sipas Prokurorisë autori nuk kishte asnjë konflikt të drejtpërdrejtë me viktimën Fabiol Gaxha, dhe të gjitha veprimet e Billos kanë qenë të ndikuara nga Mata.

Avokati i Ervin Matës është shprehur se klienti i tij u sulmua dhe nuk shkoi të konfliktohej me palën tjetër. Mata nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme, ndërrkohë që në dëshminë e dhënë në polici është shprehur se nuk ka qëlluar dhe është larguar nga të shtënat.

Truproja i Ervin Matës, ish-komandoja Mervjol Billo, ekzekutoi Fabiol Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljo Haton. Billo ndodhet ende në arrati, ndërsa Martinaj në burg, teksa Hato është liruar nga gjykata.

VIDEO/Pamjet e kamerave të sigurisë te përplasja në lokal Monopol te ish-Blloku

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 04/03/2019 20:07

    Tashi qe zuri hamshorin e ri ajo dhija Elvana dole ti ma mire te kishe ndenjur I fshefur se do hash noj patate mbas veshit.

    Përgjigju
  • Berti: 04/03/2019 12:29

    Nuk ke cfare thua fare. Atehere lirojeni dhe kriminelin Martinaj dhe zere se nuk ka ndodhur asgje. Kete dorezimet e kontrolluara jane bere bajat fare sebashku me keta gjyqtare te koruptuar qe i lirojne. Se di fare si eshte puna por boll qe ka ndenjur 1 vit i fshehur tregon se ky kokelopa nuk eshte pa gje.

    Përgjigju
  • Mata.: 04/03/2019 11:59

    pyesni Edin per kete pune se e di ai mire cka ndodh.

    Përgjigju
    • Tan_Tironci: 04/03/2019 12:16

      Po ta kishte Edi ne dore gjykaten, Salen, Lulzimen, Like floririn, do Ishin pas hekurave. So, get a life my frrrriend.

  • Tani: 04/03/2019 10:13

    E zeza e ketij vendi jan gjykatat qe Po nxjerrin kriminelat Po vrasin e Po bejn cdo gje e ja hedhin pa u lag . I nxoren te gjith nga burgu keto edhe per eljon haton than esht I paralizuar edhe cdo dit del me makin ne shkoder Para cerek oret e pash. O gjygjtar kriminela Po na beni me u largu nga ky vend me keto vendime

    Përgjigju
    • shoku: 04/03/2019 16:49

      E njejta gje nuk ka lidhje personi qe permend ketu per vrasje se ka emer tjeter dhe nuk ka lidhje fare, ky eshte gabimi qe e lidhim personin me kete apo ate,ai po ka bo vrasje do e paguj por nuk futen te gjithe ne nje kazan, sa per provat nuk shtrembrohen aq kollaj se ka rradhe puna por jeni te zhgenjyer deri ne palce dhe nuk besojne te asgje dhe kazani mediatik qe thote Rama zien trute e popullit.

    • O ti shoku: 04/03/2019 15:40

      Nuk esht Pune mentaliteti Po jan fakte qe i fsheh dhe i shtremberon drejtesia dhe per elion haton tha esht i paralizuar edhe ai e ke gjith diten xhiro me makin ne shkoder se un ne shkoder rri dhe e shof cdo dit . Ky hato para 3 vjetsh vrau nja djal 20 e ca vjec dhe plagosi rend nje tjeter e doli nga burgu

    • shoku: 04/03/2019 11:53

      O Tani kur do hiqet ky mentalitet jo ky jo ai qelloi me ate me xham apo xham, or zoteri gjykata i jep vendimet ne baze te provave dhe jo me llafe kafenesh, ai mund te jete 99sh por nga filmimet nuk ka lidhje dhe nuk ka qelluar dhe me ligj nuk ka pse te arrestohet fare.I bie qe te arrestohen te gjithe klientet ate nate se njohin kete apo ate dhe iken me vrap.

  • Saiqir tahiri: 04/03/2019 09:33

    Nje tjeter suskses i reformes ne drejtesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij