Pas 5 muajsh në arrati, vetëdotëzohet në Policinë e Tiranës, Ervin Mata, i përfshirë në vrasjen e ndodhur në ish-Bllok në Tetor të vitit 2018. Report Tv mëson një pjesë të dëshmisë që Mata ka dhënë në polici. Ai është shprehur se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur, dhe se nuk ka qëlluar. "U largova se u frikësova, por nuk kam qëlluar. Mua më sulmuan", - mësohet të jetë shprehur Mata.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-bllokut në Tiranë, mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018. Në një lokal u qëllua për vdekje Fabjol Gaxha, ndërsa mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Gaxha dyshohet se u qëllua për vdekje nga truproja e Ervin Matës, ish-komandoja Mervjol Bilo, i cili vijon të jetë ende në kërkim. Ervin Mata u vetëdorëzua këtë të shtunë në policinë e Tiranës.
Eljo Hato u lirua nga burgu në saj të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për t'u hetuar në gjendje të lirë. Ai mbeti i paralizuar nga përplasja me armë mes dy grupeve, brenda ambienteve të lokalit. Eljo Hato akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, pasi të dyja palët kanë qëlluar me armë.
Ervis Martinaj edhe pse i plagosur nga kjo ngjarje u arrestua në spital nga policia, për armëmbajtje pa leje, armë e cila u fsheh fillimisht nga pronari i lokalit.
Grupi i Ervin Matës u përlesh me grupin e Martinajt në lokal, ku u shënua një viktimë. Ervi Mata, është i dashuri i këngëtares së njihur Elvana Gjata. Sipas hetimeve të kryera deri më tani, dyshohet se Fabjol Gaxha u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Mervjol Bilo.
Shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës, ku i përfshirë është edhe Eldi Dizdari, kushëri i Arbër Çekajt, i cili ishte pronari i kontenierit me 613 kg kokainë të fshehur ndërmjet bananeve, që u bllokua në Durrës në fundin e shkurtit të kaluar.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Tiranë/ U vra në atentat më 2020, Prokuroria kërkon konfiskimin e 13 pronave me vlerë 2.5 mln euro të biznesmenit Gjergji! Trafik droge e pastrim parash në Itali e Holandë
30 Dhjetor 2024, 09:29
-
Dosja SKY ECC/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, Dedan Gjonit dhe 6 të tjerët! Tentativë vrasjeje dhe narkotrafik (VENDIMI)
27 Dhjetor 2024, 16:15
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
446 kg kokainë drejt Holandës, Suel Çela ortak me Ergys Dashin dhe Ervin Matën! Bisedat: Po se mori ‘Boli’ e marr unë! Droga kapet, Çela dyshon për spiunë
27 Nëntor 2024, 12:55
-
Vrasja e Malkos, dëshmon Leonard Duka: S'kisha konflikte me Martinajn, më prezantoi Santiagon! Përplaset me prokurorin: I paaftë, vetëm gjyshen në varr s'ma shpalle në kërkim
24 Tetor 2024, 14:02
-
'Martinaj 100 mijë € Bardhit'? SPAK: Mesazhe të manipuluara, po hetojmë për burimin! Kush po i shtantazhon politikanët? Prokuroria: SMS të tilla u shkuan edhe të tjerëve
9 Tetor 2024, 13:13
-
‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit, i këqyrin telefonin! Deputeti: Prokuroria më konfirmoi se janë false, shantazh
2 Tetor 2024, 13:41
-
‘ Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gaz Bardhit për fushatën!' Krimi Kibernetik nis hetimet për mesazhet e Martinajt dhe Mihasit në SKY ECC! I denoncoi deputeti
1 Tetor 2024, 12:16
-
"Po e bëj për Zenin!"- Mesazhe në Sky mes Vis Martinajt dhe Erigers Mihasit për Gaz Bardhin: 'Jepi 100 mijë euro për fushatën!' Bardhi: Shantazh!
30 Shtator 2024, 12:17
-
SKEDA/ Gentjan Bejtja, ‘mishi i huaj’ mes klanit të Ervis Martinajt dhe aleancave Dokle-Duka-Bami! Saga e hakmarrjes, viktimat e atentateve dhe precedentët
29 Gusht 2024, 11:54
-
Vrau krahun e djathtë të Ervis Martinajt, Leonard Duka ‘kyç’ gojën në seancë
5 Gusht 2024, 10:16
Shkodranet jane populli me kot ne Shqiperi.Hiqen si antikomuniste dhe mbeshtesin partine demokratike ( marksist - leniniste) te drejtuar nga komunisti i fundit Sali Ram Shiqere Berisha.
PërgjigjuKshu do dorzohen dhe do lirohen te gjith . E lirun Elion Haton qe gjoja esht I paralazuar po nuk esht e vertet ai del xhiro ne shkoder . Turp ker ket shtet e drejtesi po na beni me ik naten per hene nga ky vend
PërgjigjuShko pyt lulin e birishen se drejtesia e atyre eshte. Sa here te ngrini dy gishtat ju shkodronet aq here ua rras birisha thell e me thelle