Fansat e ofendojnë në 'Instagram', Elvana Gjata bllokon komentet (Foto)

Fansat e ofendojnë në 'Instagram', Elvana Gjata bllokon komentet (Foto)

Këngëtarja Elvana Gjata dhe i dashuri i saj Ervin Mata

Këngëtarja shqiptare ka ka bllokuar komentet pasi fansat e kanë ofenduar në lidhje me krimin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Bllokut. I dashuri i Elvana Gjatës, Ervin Mata u përfshi në një përleshje me armë mes dy grupeve ku mbeti një i vdekur dhe tre të plagosur. Nisur nga kjo ngjarje shumë njerëz kanë shprehur ‘mllefin’ ndaj Mata-s në fotot e këngëtares, në rrjetet sociale.

Komentet në foton e Elvana Gjatës

Me një kërkim të vogël në fotot e saj në Instagram para pak minutash vumë re që shumë njerëz e akuzonin si pjesë të bandave dhe disa të tjerë arritën deri aty sa e quanin vrasëse. Kështu Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë duke bllokuar komentet dhe duke fshirë ato që ishin bërë deri tani.

Këngëtarja ishte ‘molla e sherrit’ mbrëmë në lokalin ‘Monopol’ në Bllok. Fabjol Gaxha kishte ngacmuar disa ditë më parë këngëtaren Elvana Gjata, ndërsa i dashuri i saj kishte vendosur të "sqarohej" me të pikërisht në këtë moment. Pasi e goditi nisi konflikti fillimisht fizik dhe që më pas përfundoi me shkëmbim zjarri.

I pari që nxori armën dhe hap zjarr ishte truproja i Ervis Martinajt, por kundërpërgjigja e grupit rival është fatale për Fabjol Gaxhën pasi merr një plumb në kokë nga komandoja dhe humb jetën. Vrasja mbrëmë në Bllok tronditi Tiranën, ndërsa tre persona janë në kërkim; Ervin Mata, Fabjol Alushi dhe autori i ekzekutimit, komandoja Merviol Bilo, bodygard i Elvana Gjatës. Policia ka arrestuar dy nga tre të plagosurit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 07/10/2018 02:39

    Elvana nje detyr ke tani. Rrespektoje si hero tani botigardin tat. Mos e lësho kurr kete njeri, kete qe boni per ty oshte veprim shum i rralle. Te paska ruajtur nje zemer luan. Siguroja te gjitha nevojat familjare. VLERESOJE SHUM. Jet te lumtur paç.

    Përgjigju
  • Latif: 06/10/2018 08:34

    Po mir moj te lokali Redit e gjete te ndersesh qent

    Përgjigju
  • Fredi: 06/10/2018 07:03

    Bajgë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë