Vrasja në Kamëz, deputetët e PS: Kur ishte ky lepurushi i Saliut ministër kishte 150 të vrarë në vit
Deputetët e PS, Pjerin Ndreu dhe Rakip Suli kanë reaguar pas vizitës së Bashës në familjen e Agim Buçit, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme gjatë përleshjes me agresorët që tentuan ta grabisin.
Deputetët e PS, Pjerin Ndreu
Deputetët e PS, Pjerin Ndreu dhe Rakip Suli kanë reaguar pas vizitës së Bashës në familjen e Agim Buçit, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme gjatë përleshjes me agresorët që tentuan ta grabisin. Basha bëri thirrje që të merren masa për të parandaluar akte të tilla kriminale, ndërsa deputeti Pjerin Ndreu i kujton kohën kur ishte ministër i Brendshëm.
Kur ishte ky Lul Basha minister i Brendshem, ne Shqiperi kishte nga 135-150 te vrare ne vit ! Tani numri nuk i kalon 60. Qe kur ka ik ky qe sforcohet te transmetoje dhimbje per nje vrasje, i kemi kursyer shqiptareve te pakten 80 jete njerezish.
Gjejeni po deshet se kur konsiderohet i falimentuar shteti, kur ishte ky lepurushi Saliut minister apo sot ?! Ngushellime familjes Buci ne Kamez ! Ngjarja ishte shume e rende dhe duhen zbuluar autoret nje ore e me pare. Keta vajtoret e politikes rrumpalle, nuk i hyjne dreqit ne pune me!Sepse i bie t’i rikthejme shqiptareve edhe 80 te vrare ne vit qe i mbajne si medalje "trimerie" keta qe aktrojne me jeten e njerezve !
Pjerin Ndreu
Ndërsa deputeti tjetër i PS, Rakip Suli thotë se nuk mund të bëhet politikë me fatkeqësinë e tjetrit, dhe fjala e Bashës sot në Kamëz ishte shembull i asaj që nuk duhet të ndodh më.
Shumë i keqardhur për ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëme në Kamëz e cila i mori jetën kryefamiljarit Agim Buci dhe la të plagosur bashkëshorten e tij. Ngushëllimet e mia më të thella familjarëve dhe të afërmve.
E dënoj aktin e tyre me gjithë forcë dhe inkurajoj policinë të identifikojë dhe arrestojë autorët. Nuk mund të bëhet politikë me fakteqësinë e tjetrit, dhe fjala e kryetarit Basha sot në Kamëz ishte shembull i asaj që sduhet të ndodh më.
Jeta e marrë dhunshëm e një qytetari të zakonshëm me motiv grabitje kërkon që ne të solidarizohemi me të gjallët që lë pas dhe inkurajim për të luftuar krimin.
Rakip Suli
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar Kamzën, ku një tentativë grabitjeje në rrugën "OSBE" përfundoi me vrasje. Agim Buçi, 52 vjeç humbi jetën ndërsa gruaja e tij u plagos gjatë përleshjes me agresorët.
/er.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4096
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ Hashash e thika në shkolla, shumë zhurmë pak denoncime! Drejtori i shkollës: Prindërit thonë 'pse na shqetëson!'
17 Dhjetor, 14:57
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Ndizen dritat e festave edhe në Lezhë, qytetarë dhe fëmijë sfidojnë të ftohtin dhe shiun
6 Dhjetor, 19:15
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
KAS refuzon propozimet e Celibashit, gjoba vetëm për Pjerin Ndreun dhe disa parti të vogla
5 Dhjetor, 15:20
-
Bashkia Lezhë fal tarifën e shërbimeve, përfitues të gjithë ata që do paguajnë taksat e tjera vendore të prapambetura dhe të këtij viti
5 Dhjetor, 09:00
-
Prezantohet skema e re e stacioneve te plazhit, 83% e plazhit të Lezhës do të jetë publik, Ndreu: Rëra do të shfrytëzohet vetëm nga hoteleritë
30 Nëntor, 22:57
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
Te thuash se ,su be qameti per nje njeri te vrar ,se ne qeverisjen tone kemi kursyer 80 te tjere;Eshte as me shume e as me pak ,por te jeshe debil.Per cudi debilat e mediokerit ne SHqiperi kane perparesi per tu bere deputet e qeveritar.Shkoni ngushelloni familjaret e te vrarit more matrapaz.E lerini pseudofilozofite.
PërgjigjuO palafik a lexon dhe kupton mes rreshtave? Te ngushellosh familjen e viktimes eshte njerezore, por te besh politike me te eshte paturpesi dhe djallezore. Dhe kush ben politike, drejtuesi me i paafte i te gjitha posteve, perfshire dhe kryetarllekun e SHQUP-it. Ai qe ka akuze per vrasjen e 4 protestuesve me duar ne xhepa. Shko pi ndonje teke e mos na çaj mandravillen.