Vrasja në Klos, i ati: Dua drejtësi
ndryshe do të bëj vetëgjyqësi

Vrasja në Klos, i ati: Dua drejtësi<br />ndryshe do të bëj vetëgjyqësi
TIRANE - Liman Barmeta, babai i 23-vjeçarit të vrarë Fatjon Barmeta, ka kërkuar dje në emisionin Urbanika në A1 Report, që policia t'i shkojë deri në fund zbardhjes së ngjarjes, duke arrestuar edhe bashkëshortin e Florës, Përparim Boja. Ndryshe, ka deklaruar Liman Barmeta,- do të zgjedhim vetëgjyqësinë. Familjarët e viktimës thonë se Fatjoni dhe Flora e kishin paguar me 125 mijë lekë të vjetër 23-vjeçarin që ky i fundit të mbyllte gojën e ta mbante të fshehtë, por nuk ka mjaftuar. "Fatjon Barmetën e vrava se më ngacmonte kunatën" - kështu është shprehur në polici Astrit Boja, i njohur dhe me emrin Elis. Ky i fundit është autori kryesor i dyshuar se ka vrarë, masakruar e më pas groposur Fajton Barmetën në bashkëpunim me Fatjon Canën.

Nëna e 2 fëmijëve, 32-vjeçarja që punonte në lokalin e familjes së të shoqit, rezulton të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Klosit. Por, në dosjen e hetuar nga ana e Policisë dhe Prokurorisë së Matit, ky fakt nuk deklarohet as nga gruaja e as nga dy personat e arrestuar tashmë.

FLORA BOJA: S'KAM PATUR MARRËDHËNIE ME CANIN

E dyshuara si strumbullari i një historie që çoi në vrasje, bashkëshortja e Përparim Bojës, shtetasja 32-vjeçare Flora Boja(Elezi) ka qëndruar për tre orë me radhë në polici duke dhënë variantin e saj mbi ngjarjen që çoi në ekzekutimin e Fatjon Barmetës. Hetuesit kanë qenë mëse të interesuar në sqarimin e pozicionit të saj në raport me të dyshuarin Fatjon Cani, i cili përflitet si i dashuri i saj dhe bashkëpunëtor i të shoqit të saj në krim. "Unë nuk kam patur kurrë asnjë lloj marrëdhënie intime me shtetasin Fatjon Cani. Ai është mik i familjes dhe njeri shumë i afërt me bashkëshortin tim. Kam patur shqetësime për muaj me radhë nga shtetasi Fatjon Barmeta i cili ka punuar muaj më parë kamerier në lokalin që unë dhe bashkëshorti kemi në pronësi. Në mënyrë të përsëritur ai më ka përndjekur dhe javët e fundit këtë gjë e kanë mësuar bashkëshorti im dhe njerëzit e tij të afërt", - është shprehur në polici 32-vjeçarja. Nga ana tjetër policia e Matit ri-arrestoi ditën e djeshme Përparim Bojën pasi e la në fillim të lirë kur vëllai i tij Astrit(Elis) Boja pranoi krimin. Përparim Boja u arrestua sërish pasi dyshohet bashkëpunëtor në këtë ngjarje ndërsa personat e dyshuar si ekzekutorët e 23-vjeçarit Barmeta janë Astrit Boja dhe Fatjon Cani

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shtyn zbatimin e fashës 800 kWh për çmimin e energjisë, mendoni se është zgjidhja e duhur?



×

Lajmi i fundit

Akademia e Shkencave risjell për herë të dytë në Shqipëri një nga konferencat më mëdha të shkencës

Akademia e Shkencave risjell për herë të dytë në Shqipëri një nga konferencat më mëdha të shkencës