Familja e 69-vjeçarit, Tom Lala, në fshatin Gallatë të Kurbinit është ngujuar që prej ditës së shtunë kur kryefamiljari qëlloj për vdekje kushërinin e tij, Mark Ndreca.

Banesa e autorit me atë të viktimës është vetëm 50 metra larg njëra- tjetrës. Deri në mëngjesin e së martës ka qenë i ngujuar i gjithë fisi Lala sipas zakonit, duke iu nënshtruar rregullave të gjakmarrjes.

kurbin

(Shtëpia e viktimës)

kurbin

(Poshtë shtëpia e viktimës, lart shtëpia dy katëshe e autorit)

Por me të shkuar lajmësi tek familja e autorit, fisi Lala u njoftua për përfundimin e ngujimit dhe vetëm familja e autorit qëndron e mbyllur brenda shtëpisë.
 
Kurse familjet e vëllezërve të tij do të jenë të lirë. Sakaq në zonë qëndron policia që prej momentit të ngjarjes, për shkak të frikës së ndonjë hakmarrje të mundshme.
 
Pas hetimeve të grupit hetimor janë mësuar edhe detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë. Pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor gruaja e autorit të ngjarjes ka dëshmuar, se dy ditë para ngjarjes është rrahur nga viktima.
 
Për këtë në komisariatin e Laçit ka dhe një kallëzim penal në lidhje me ngjarjen. Sapo ka marrë denoncimin policia ka reaguar, duke shoqëruar në polici viktimën për disa orë deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe më pas ai është lënë i lirë.
 
Ndryshe nga se u shpall në versionin e parë të policisë konflikti, duke se nuk ka lidhje me rrugën që të çon drejt HEC-it të Vinjollit të ndërtuar nga Tom Lala, por për një urë që përdorej nga familja Lala. Pasi ajo u shemb viktima ka kërkuar shinat e hekurit dhe kjo bërë që midis tyre të niste debati.
 
Të shtunën Ndreca dhe Lala u takuan rastësisht në rrugë dhe i armatosur, 69-vjeçari duket se nuk i ka përballuar dot fyerjet e kushëririt.
 
Ai qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Autori i ngjarjes, Tom Lala, i cili për një kohë të gjatë ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e Malësisë së Kurbinit.

tom lala

(Autori i vrasjes, Tom Lala)
 
Gjatë vitit që lamë pas ai me financat e veta rikonstruktoi rrugën dhe urën e fshatrave të kësaj zone. Që prej momentit të ngjarjes ai vijon të jetë në arrati, ndërsa kërkimet e policisë në zonë për kapjen e  tij nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Redaksia Online
Shqiptarja.com