MALLAKASTER- Prindërit e Ervis Zotajt, që është njëri nga tre autorët e vrasjes së Drita Saliajt në fshatin Gjerbës më 5 janar 2020 kërkojnë që i biri i tyre të pushkatohet për atë që ka bërë. I ati tha se nuk do të marrë avokat për mbrojtjen e djalit. Ai i kërkoi shtetit që djalin t'ia sjellë në fshat dhe do ta vrasë vetë me dorën e tij.
"Kur erdhi policia ishim në gjumë, ne nuk dinim asgjë. Djali kishte vajtur te shtëpia e kushëririt që jeton në Greqi. E morën në gjumë dhe e arrestuan. Djalin e mbështes me plumb në kokë, nuk zë as avokat asgjë, dua të pushkatohet në Gjersë të Mallakastrës. E kemi rritur me lakra si në kohën e Hoxhës dhe të ma bëjë djali këtë nuk e dua. I lutem qeverisë të ma sjellë atje djalin, ta vras me dorën time. Unë kam 4 çuna 3 vajza, tani kam 6, e bëj hasha, të vijë këtu ta vras me dyfek, ta bëj hasha.
Ai më ka borxh kokën, unë do të iki dhe do i them kam ardhur për të më vrarë, më vra mua dhe mbyllet kjo punë. Unë vete vetë atje të më pushkatojë. I lutem qeverisë, të shkoj atje, ti them më vra mua tani. Djali nuk e tregoi ngjarjen, se po ta dija e kisha hequr qafe vetë. Nuk tregoi se cfarë bëri. Nuk dinim gjë, jemi hallexhinj. E dua djalin të vijë atje ta vras me dorën time, ta hedh atje në rezervuar" tha Syrja Zotaj, i ati i Ervisit.
Ndërsa nëna e djalit, Violeta Zotaj tregoi se e njihte Drita Saliajn. Ajo tregon edhe ndryshimin e sjelljes së të birit në ditët e fundit, pasi kishte ndodhur ngjarja. "Çuni nuk ka pasur rrugë të keq, për 5 ditë më shkalloi fare. Në varrim nuk ishim, nuk na pranoi. Nuk e di cfarë e lidh djalin me atë Luisin. Djali ishte i pa dalë, çoban, me bagëti. Djali ishte si i tërbuar. Dua dënimin më të rëndë, ta lyeni me benzinë dhe ta digjni. Drita ishte shumë e mirë, e njoh. Nuk e dua djalin nëse ka bërë atë veprim më. Ta pushkatojnë".
Edhe daja i djalit, Ladimir Seitaj kërkoi ndëshkimin maksimal për nipin e tij. "Ai të marrë ndëshkimin e merituar. Na ka ulur ne, mua si dajo dhe fisin" tha ai. Tre të rinjtë që torturuan dhe mbytën në rezervuar 51-vjeçaren janë arrestuar. Njëri nga autorët e vrasjes është nipi i burrit të viktimës. Gruaja jetonte e vetme pasi burri me djemtë punonin në Greqi. “Shqiptarja.com” zbuloi dosjen mbi të gjithë dinamikën e këtij krimi të shëmtuar. Gjithçka është treguar nga goja e protagonistit të këtij krimi (lexo ketu).
Dikush me poshte ka shkruar “ prinderit duhet ta edukonin, pike!” Cfare faji me ka prindi mua nese une neser vras dike dhe e hedh kufomen ne lume? Me vjen keq per prinderit qe perballen me te tilla ngjarje ne jete, e sidomos per ata prinder qe me sakrifica i rrisin dhe mundohen ti ushqejne femijes rrugen e drejte! Nuk e meritojne nje dhimbje dhe nje percmim te tille ndaj gjakut te vete!
PërgjigjuO zot sa gjynah keto prinder te shkret ! Ca te ben femija i poshter
PërgjigjuPRINDERIT DUHET TA EDUKONIN PIK