Një konflikt i hershëm përfundoi me vrasjen e 30-vjeçarit Endri Goxhaj në një lokal në Memaliaj. Autor është Donaldo Nela 29 vjeç, ndërsa në rrethana ende të paqarta është plagosur dhe i vëllai Dali Nela 25 vjeç, i cili raportohet se ka marrë 4 plumba, 2 në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë.

Për ngjarjen, janë marrë në pyetje 12 persona, dëshmitarë dhe familjarë. Të gjithë kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për konfliktin. Në pyetje pritet të merret dhe Dali Nela pasi t’i dalë narkoza.

Lajmi në përditësim...

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë