Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi ka marrë në një intervistë ekskluzive një prej dëshmitarëve kryesor, pronalin e lokalit për ku ishte nisur Albi Bashaliu. Sami Bashaliu, i afërm i viktimës tregon se autorët kanë qenë të veshur me të zeza dhe me maskë COVID, e ndërsa shprehet se pasi e kanë qëlluar 2 herë me pistoletë, autorët kanë shkuar dhe e kanë kontrolluar nëse 32-vjeçari kishte vdekur.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarjen nuk e pamë, unë isha brenda, ngjarja ndodhi në rrugë, një makinë ishte parkuar këtu afër punës sime, me targa tona, ishin xhamat e zinjë dhe nuk dukej njeri brenda.
Nuk patë ndonjë lëvizje të dyshimtë?
Jo asgjë, kishte ardhur për të pirë kafen në mëngjes, sa zbriti e qëlluan, ishin veshur me të zeza, me maska COVID, ishin çuna të rinj, një doli me pistoletë, ishin 2 veta, u frikësuam të gjithë, viktima është njeriu imë, unë desh dola se viktima është njeriu im, më thanë 'futu brenda zotri', ai që kishte pistoletën më tha, kjo është rrugë kryesore,

Ikën menjëherë?
Bënë vrasjen, një e gjuajti dy herë, pastaj e kontrolloi, dhe i quajti dy herë, i mori çelësat dhe mori çelësat e makinës, dhe ndezi makinën e viktimës, kur e ndezi, i vuri benzinën makinës së tyre dhe u larguan, ikën qetë e qetë.
Si e njihnit Albin?
Ishte punëtor, djalë i mirë, ka qenë i sëmurë, m'u dhimbs, s'kam fjalë
Dyshimet?
Nuk e di, unë kam qenë në punë
Lajmi kryesor:
Po e prisnin në makinë me xhama të zinj, ekzekutohet 32-vjeçari sapo parkoi mjetin e tij! Autorët me kapele e maskë COVID-i! Dëshmitari: Pasi e qëlluan, u siguruan që kishte vdekur! Pista kryesore hakmarrja
B.K./SI.E./Shqiptarja.com
