Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e djeshme në Pogradec. Një vajzë u bë ‘molla e sherrit’ për grindjen e dy adoleshentëve.
Vajza që u bë shkak për sherrin mes dy djemve është Megi S., e cila sikur duket edhe nga profili në Instagram adhuron armët, pasi në foton e publikuar ka vendosur një pistoletë.
Viktima Fabio Hila ishte i lidhur me vajzën, ndërsa Fabian Muçllari e ngacmonte. Hila ia kishte bërë të ditur moshatarit të tij, Muçllari, se vajza ishte e lidhur me të dhe duhet ta linte të qetë, por autori vazhdoi ngacmimet.
Historia e kishte fillesën afro një vit më parë, ndërsa gjatë verës Hila dhe Muçllari ishin grindur mes tyre edhe njëherë më parë në një disko në Pogradec.
Gjendja është agravuar në muajt e fundit pas presionit të Fabianit që Hila të ndahej nga e dashura.
Dje pasdite dy të rinjtë kishin lënë një takim në një nga lokalet në qendër të qytetit të Pogradecit për t'u sqaruar.
Pas mbërritjes në lokal, Muçllari i armatosur me kallashnikov u ka bërë thirrje personave që ndodheshin në lokal që të largoheshin se sherrin e kishte vetëm me Hilën.
Fillimisht Hila e ka goditur me karrige për ta shmangur, ndërsa Muçllari e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur.

(Autori Fabian Muçllari, profili i vajzës në Instagram dhe viktima Fabio Hila)
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com