
Në reagimin zyrtar të Policisë së Krujës është bërë me dije se brenda në automjetin e djegur në fshatin Halil, janë gjetur 4 armë zjarri, të dyshuara se janë përdorur në atentatin e Rinasit ditën e sotme.
“Krujë
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.
Lajmi kryesor:
Atentat mafioz pranë aeroportit të Rinasit, vritet me breshëri plumbash Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit! Miku i plagosur agjent i Mbikëqyrjes Policore, drejtonte Benzin (VIDEO)










