
Imzot Dom Gjergj Meta ka bërë një reagim në rrjete sociale në lidhje me vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen dhe plagosjen e tre të tjerëve që ishin në një tavolinë me të kur ndodhi atentati.
Teksa bën thirrje që paqja dhe e mira të sundojnë, Ipeshkvi thotë se ngjarje të tilla në një qytet të vogël si ai i Rrëshenit, shenjojnë jetën e çdo njeriu dhe japin një ndikim negativ.
"Dje në Rrëshen ndodhi një ngjarje shumë e rëndë që shkaktoi vdekjen e një personi, plagosjen e tre të tjerëve dhe solli tronditje të madhe tek të gjithë ne. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre e shërim sa më shpejtë të plagosurve! Në një qytet të vogël si i yni, ngjarje të tilla e shenjojnë thellësisht jetën e çdo njeriu, por kanë ndikim negativ dhe sjellin zymti në të gjithë vendin. Ju ftojmë të gjithëve sot, në meshën e orës 17:00, gjatë së cilës do të kremtojmë edhe përkujtimin e Shën Vinçenc de Paolit, që të lutemi për qytetin tonë, në mënyrë që në zemrat e secilit të sundojë paqja dhe e mira. Na jep o Hyj paqen dhe dashurinë tënde", shkruan ai.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, lihen të lirë pjesëtarët e fisit Reçi: S'kemi lidhje me ngjarjen! Makina e autorëve me targa false
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
40.9%
-
Të ndarë
48.9%
-
Nuk kam mendim
10.1%
Vota total: 1519
Lajme të tjera
-
Emocionuese/ Ermal Meta vjen nga Italia për të surprizuar vajzën në Lezhë! Altin Prenga: Faleminderit që na kujton çfarë është njerzillëku
27 Nëntor, 13:59
-
Merr flakë bombola e gazit në një banesë në Laç, plagosen burrë e grua! Çifti ishte kthyer nga Italia për pushime (EMRAT)
27 Nëntor, 10:05
-
Moti i keq, rrugët e bllokuara nga bora në tre fshatra të Mirditës
27 Nëntor, 08:52
-
Kurbin/ 4 vite nga tërmeti, familja Murati jeton ende në konteiner: Jemi në qiell të hapur, nuk marrim më as bonusin e qirasë
26 Nëntor, 15:45
-
VIDEOLAJM/ Dasma e pazakontë në Lezhë, dhëndri merr nusen me karrotrec
26 Nëntor, 14:30
-
Pjerin Ndreu-Berishës: Boll o shpifësirë se nuk pushove së nxjerruri hale nga goja! Spiun i sigurimit, qenia më e neveritshme e këtij vendi
25 Nëntor, 22:58
-
Moti i keq, disa zona pa energji elektrike në Lezhë
25 Nëntor, 19:18
-
Festa e Nëntorit/ Me çifteli e qeleshe, të vegjlit përcjellin traditën në Lezhë! Në Vlorë ciceronë në Muzeun e Pavarësisë
25 Nëntor, 16:51
-
Sherr për vendin e parkimit në Lezhë, plagoset me armë zjarri shoferi i furgonit të Laçit! U qëllua me 3 plumba në këmbë! Në kërkim autori (EMRAT)
25 Nëntor, 10:59
-
Rritja e veprave penale me autor të mitur, institucionet ligjzbatuese në Lezhë marrëveshje kordimini
22 Nëntor, 13:53
-
Varfëri dhe sëmundje, jeta në mjerim e familjes Markaj në Shullaz të Kurbinit! Kryefamiljari i pa punë, gruaja merr pension invaliditeti vetëm 625 lekë në muaj
21 Nëntor, 16:46
-
Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete! Njëri prej të plagosurve i bllokuar në makinë e mbajnë me serum
21 Nëntor, 15:19