Vetëm një ditë pas vrasjes në një lokal të Sarandës, ku i vdekur mbeti Pajtim Shehu, që shkoi për të ndihmuar shokun dhe u qëllua për vdekje, kanë dalë në pah fakte të tjera.
Sipas të dhënave, Pajtim Sheu e ka njohur personin që ishte futur për të vjedhur në lokal dhe e ka thirrur me emër, shkak për të cilin edhe është qëlluar me plumb në kokë, me gjasë për të zhdukur gjurmët dhe identitetin e atij që ishte futur në lokalin e shokut të tij.
Shuma e vjedhur në lokal ishte vetëm 10 mijë lekë, por grabitësi ishte i armatosur.
Pajtim Shehu ishte babai i tre fëmijëve dhe sapo ka parë në lokal se aty ishte një person i njohur ëhstë mundur që ta ndalojë tek dera e lokalit, por ai e ka qëlluar duke e lënë të pajetë.
Arqile Poçi,shoku i pajtim Shehut i telefonoi duke i kërkuar ndihmë, pasi kishte dëgjuar zhurmë në lokalin e tij.
Deri tani ende nuk ka të dhëna nëse policia ka identifikuar personin që u fut në lokal dhe vrau Shehun, por ajo ka shoqëruar mbi 40 persona për ngjarjen.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com