VRASJA NE SY TE FEMIJEVE
Mësohet se grabitësit më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja me ndihmën e një motori të tipit Papaq, i zi, pa targa. Refuzimi i grave për të dorëzuar bizhuteritë ka çuar në përdorimin e thikës.
Njëra nga zonjat, e cila u identifikua si Fatbardha Tafa, 37 vjeç, humbi jetën menjëherë pas sulmit ndërsa tjetra, Lumturie Gjata, 38 vjeç, që është motra e viktimës, u dërguar në Spitalin Ushtarak, por është jashtë rrezikut për jetën. Zonjat e sulmuara janë me origjinë nga Kukësi por banonin në kryeqytet.
Dy motrat në momentin e agresionit kanë qenë të shoqëruara nga dy fëmijët e viktimës, konfirmoi policia.
Forcat e rendit ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Përveç grupit hetimor, aty është shfaqur edhe vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
PRECEDENTI NE TE NJEJTIN VEND
Dy banore të zonës kanë dëshmuar për A1Report se pak ditë më parë në të njëjtin vend ka ndodhur edhe një tjetër sulm në të cilin u tentua të grabitet përsëri një femër.
Dy zonjat që dëshmuan përpara kamerave ishin ndër të parat që u kanë ardhur në ndihmëve dy motrave të sulmuara: “Zbathur kemi dalë”, tha njëra prej tyre. “Kur i pamë shtrirë kunata morri një çarçaf. Bëmë thirrje për ndihmë por s’doli njeri. Më pas ndaloi një shofer i rastit”, shtoi ajo.
Ndërsa një tjetër zonjë tha se fëmijët ishin tepër të shokuar nga skena e tmerrshme që kanë parë me sy dhe i kishin ndihmuar me ujë të ftohtë që të merrnin veten nga tronditja.
POLICIA: 10 MIJE EURO SHPERBLIM INFORMATORIT
Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Tiranës bëri të ditur se do të japë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këto ofron informacion që do të çojë në kapjen e autorëvë, ndërsa premton se do të garantojë anonimitetin e informatorit. Kush ka informacion në lidhje me ngjarjen mund të telefonojë në numrin 069 41 04 111 si dhe numrin pa pagesë 129.
Policia e Tiranës bëri të ditur se të gjitha strukturat e saj “janë të angazhuara maksimalisht për hetimin e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pjesët hyrëse dhe dalëse të Tiranës”.
(Shkrimi u botua me 7 gusht, dhe u perditesua me 8 gusht, ora 08:00)
(im/sg/shqiptarja.com)