VLORE- Novruz Merkaj ka marrë autorësinë e vrasjes së 32-vjeçarit, Armando Rrapaj para dy ditësh në lagjen 'Partizani', ndërsa është lënë i lirë vëllai i tij, Klevis Merkaj.
Novruz Merkaj ka dëshmuar para grupit hetimor duke pranuar vrasjen, ndërsa është shprehur se arsyet janë personale.
"Vrasjen e kam kryer unë me thikë, ndërsa vëllai mund ta ketë goditur vetëm me grushte Armando Rrapajn. Mbaja thikë me vete dhe e qëlova direkt" mësohet se është shprehur ai.
Pas dëshmisë së tij, policia e qytetit bregdetar ka liruar vëllain tjetër, Klevis Merkaj.
Motiv i sherrit mes dy vëllezërve dhe 32-vjeçarit para dy ditësh është bërë dashuria e motrës së tyre me kushëririn e Rrapajt, që ndodhej në burg.
Mësohet se një nga vëllezërit kundërshtonte raportin e dashurisë së vajzës së njerkut të tyre me kushëririn e viktimës.
Viktima, Armando Rrapaj është kushëri i të dashurit të vajzës, ndërsa mësohet se ky i fundit ndodhet në burg.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com