Vrasja nga polici e 25-vjeçarit, Klodian Rama/ Meta si opozita, bën përgjegjës Lleshajn: Koha për drejtësi

Vrasja nga polici e 25-vjeçarit, Klodian Rama/ Meta si opozita, bën përgjegjës Lleshajn: Koha për drejtësi

1603714112_WATERMARKREPORTtv.00225600.Still013.jpg

Ngjarje shumë të rëndë dhe të dënueshme, që na ka tronditur thellësisht të gjithëve. Kështu e ka konsideruar Presidenti Ilir Meta vrasjen mëngjesin e djeshëm të 25-vjeçarit, Klodian Rasha. 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa i shpreh ngushëllimet familjes, Meta thotë se Policia e Shtetit ka mision të ruajë rendin e sigurinë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe Aktet Ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

"Fatkeqësisht, të gjithë jemi bërë dëshmitarë, veçanërisht në dy vitet e fundit se, aktet e përdorimit të dhunës ekstreme dhe shproporcionale nga efektivë të caktuar të Policisë së Shtetit, kanë ardhur duke u përshkallëzuar.  Kjo është përgjegjësi direkte e funksionarëve të lartë dhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit, si edhe e Ministrit të Brendshëm, të cilët nuk kanë mbajtur deri më sot qëndrime publike të qarta për zero tolerancë ndaj akteve të tilla", shkruan Meta.

Ai i kërkon Prokurorisë të hetojë intensivisht, të zbardhë të vërtetën dhe të vërë para përgjegjësisë menjëherë autorët e aktit kriminal, të kryer nga organi që ka pikërisht detyrën të mbrojë jetën e qytetarëve.

"Zbardhja e plotë e ngjarjes së rëndë duhet të shërbejë, si një moment kthese dhe reflektimi mbi ligjshmërinë e akteve të Policisë së Shtetit, jo vetëm të një individi, por e të gjithë zinxhirit komandues, që nga mënyra e rekrutimit, trajnimit dhe orientimit të efektivëve të policisë, deri te nxitja e veprimeve apo sjelljeve jashtë kërkesave të ligjit, që më pas çojnë edhe në ngjarje të tilla, të papranueshme për të gjithë shoqërinë tonë.

I kërkoj Avokatit të Popullit të ndjekë nga afër këtë rast dhe të dalë me rekomandime të posaçme për Policinë e Shtetit e që duhet të adresohen menjëherë nga kjo e fundit. I bëj thirrje shoqërisë civile të jetë më aktive në krah të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve në raport me veprimet e Policisë së Shtetit, e të monitorojë në mënyrë konstante veprimtarinë e saj.  KOHA PËR DREJTËSI ËSHTË TANI!", shkruan Meta në postimin e tij në Facebook.


Lajmi kryesor:

U vra nga efektivi/ Përcillet mes dhimbjesh në banesën e fundit Klodjan Rasha! Lleshaj: Të zbardhet sa më parë e vërteta! Policia e Shtetit: Jemi të gjithë të prekur, po analizojmë ngjarjen


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës