TIRANE- Një seri vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit,kanë çuar në gjykatë, Festim Korrën, autorin e ekzekutimit të Hyqmet Pashës. Prokuroria, ka mbyllur hetimet dhe se ndaj Korrës ka ngritur akzuën e “Vrasjes me paramendim”, ku motiv ka qënë hakmarrja për vrasjen e vëllait.
Festim Korra, njeriu që akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si autor i vrasjes së shtetasit Hyqmet Pisha, ditën e krimit ka mbyllur telefonin duke humbur çdo kontakt me njerëzit e afërt e tij.
Pikërisht në këtë ditë, Korra ka planifikuar vrasjen e hasmit të tij Pasha, i cili në vitin 1999 i ka vrarë vllain e tij, Qamil Korrën. Hyqmeti kishte vetëm 15 ditë që kishte dalë nga burgu i Peqinit, kur teksa gëzonte ditët e para të lirisë së tij, ai ka rënë në goditjen e menjëhershme me armë zjari, duke u vrarë pas shpine. Ngjarja është shënuar në 13 qershor 2013, rreth orës 14:00, ku në ambientin e verantës së lokalit të shtetasit Shkëlqim Omeri, është vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi Hyqmet Pisha, si dhe është plagosur me armë zjarri shtetasja Lindita Colladej.
SERITË E VRASJEVE
Konkretisht nga hetimi është provuar se në vitin 1994 shtetasi Qamil Korra vëllai i të dyshuarit, ka vrarë me thikë shtetasin Artur Pisha nipin, djalin e vellait të viktimës Hyqmet Pisha. Në vitin 1999 shtetasi Hyqmet Pisha (viktima) ka vrarë Qamil Korrën ekzekutorin e nipit të tij në vitin 1994, vëllain e të pandehurit Festim Korra për të cilën është dënuara dhe ka vuajtur pothuajse 11 vjet burgim. Më dt 29.05.2013 i dënuari Hyqmet Pisha ka dalë nga burgu dhe ka vazhduar jetën e tij normalisht deri më dt 13 qesrhor 2013. Pikërisht në këtë datë i pandehuri Festim Korra vëllai i Qemal Korrës, ka vrarë për gjakmarrje shtetasin Hyqmet Pisha pasi ky i fundit në vitin 1999 kishte vrarë për motive gjakmarrje vëllanë e Festimit, Qamil Korrën pasi Qamili kishte vrarë në 1994 nipin e Festimit.
PROVAT E SEKUESTRUARA
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 copë gëzhoja armë zjarri model 54, kalibër 7.62mm, dy predha plumbi të kalibrit 7.62mm, një palë syze dielli me ngjyrë të zezë dhe gjurmë daktiloskopike të marra me 5 gjurmkopjues. Gjithashtu këqyrja ka vazhduar edhe në fshatin Balëz, ku brenda ambientit rrethues të karburantit të shtetasit Agron Rroka, në autoveturën Mercedes Benz, me targa KJ53LUD, me ngjyrë të zezë, e cila dyshohej se ishtë lënë aty nga autori i veprës penale i pandehuri Festim Korra, i cili është provuar nga hetimi se ishte autori i vetëm i veprës penale. Aktualisht prokurori i Krimeve të Rënda, Ardian Nezha ka vendosur dërgojë në gjyq Korrën, ndërkohë që ky i fundit sot e kësaj dite ende nuk është arrestuar nga Policia e Shtetit. Korra është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga zyra e interpolit.
Shkrimi u publikua sot (2.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com