Vrasja pas konfliktit mes 2 grupeve në Devoll për 12 mijë € e drogës/ Prokuroria e Korçës kërkon nga 18 vite burg për autorët

Vrasja pas konfliktit mes 2 grupeve në Devoll për 12 mijë € e drogës/ Prokuroria e Korçës kërkon nga 18 vite burg për autorët

David Myrte

KORÇË- Prokuroria e Korçës ka kërkuar nga 18 vite burg për David Myrten dhe Spiro Xhollin  të cilët akuzohen se në mars të vitit 2017 vranë Zarif Alliun në fshatin Braçanaj, ngjarje e cila ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Zerif Alliu mbeti viktimë  e përplasjes mes grupeve kriminale të trafikut të drogës dhe një detyrimi prej 12 mijë euro ndaj David Myrtes, me të cilin kishte bashkëpunuar për trafikun e drogës.

Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe Daniel Tole dhe Mendar Burnazi.

Sipas prokurorisë në datë 18 mars 2017, rreth orës 20:40, është marrë informacion se në vendin e quajtur fshati Braçanj,rrethi Devoll janë gjetur të dëmtuar tre persona.

Kërkuan ndihmë tek fshatarët
Njoftimi është bërë nga fshatarë të zonës ku kishin trokitur të dëmtuarit Daniel Tola dhe Mendar Burnazi për ndihmë.

Në momentin e parë ka shkuar Policia e Komisariatit të policisë Devoll, ku gjatë intervistimit të njërit prej të dëmtuarve konkretisht Danjel Tola, duke u orientuar mbi ngjarjen, pasi i dëmtuari tjetër Mendar Burnazi, si argumenta të ngjarjes i lidhte me emigrimin nga kufiri jeshil, ndërsa i dëmtuari Daniel Tola nuk nxirrte këtë argument thjesht që kishte shkuar për të marrë shokët e tij, pasi e ishte kërkuar nga Mendari në telefon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona