Krimi horror për borxhin 1 mln lekë në 2017/ Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim ish gruan e viktimës, të birin dhe shokun e tij! Akuzohen për vrasje me dashje

Krimi horror për borxhin 1 mln lekë në 2017/ Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim ish gruan e viktimës, të birin dhe shokun e tij! Akuzohen për vrasje me dashje

Viktima Menduh Kurtdeda

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për krimin makabër të ndodhur në 2017 ndaj Menduh Kurt-Dedës, i cili u vra për një borxh 1 milionë lekë. Prokuroria ka vendosur që të dërgojë për gjykim për veprën penale ‘vrasje me dashje’ ish gruan e viktimës, Marjeta Karaj, të birin e saj Besmir Karaj dhe shokun e këtij të fundit, Gazmir Ngota.

Ngota shfaqi pendesë dhe pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke rrëfyer ngjarjen. Ai bashkë me Besmir Karajn do të gjykohen për bashkëpunim me Marjeta Karajn për vrasjen e Menduh Kurt-Dedës.

Si ndodhi ngjarja
Viktima Menduh Kurt-Deda ishte pronari i një OJF-je dhe Marjeta punonte si sekretare aty. Mes tyre, ka pasur mosmarrëveshje  në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve te shoqatës. Marjeta pretendonte për një borxh prej 1 mln lekësh, e ndërsa viktima e mohonte një fakt të tillë. Duke qenë se Menduh nuk po i jepte lekët që Marjeta pretendonte se i kishte borxh, e ka përfshirë edhe djalin e saj Besmirin Karajn dhe shokun e tij, Gazmirin Ngota. Të dy së bashku në maj të 2017 e kanë marrë Menduh Kurt-Dedën më makinën Ford Focus, me ngjyrë jeshile me portobagazh, në pronësi të Faik Stojnës, por që përdorej nga Besmiri dhe e kanë transportuar në vendin e quajtur Kodër Shupal, e kanë lidhur me zinxhir qeni dhe e kanë djegur për së gjalli.

Dëshmia e Gazmir Ngotës, bëhet i “penduar” i drejtësisë dhe zbulon vrasjen
Gazmir Ngota është paraqitur në Komisarat ku ka rrëfyer vrasjen, është penduar dhe ka zbërthyer gjithçka ndodhi në maj të vitit 2017.

“Ndërsa po qarkullonim nëpër rrugica, afër një tregu fruta perimesh në Xhamllik, Besmiri pa një person të seksit mashkull duke ecur në këmbë dhe menjëherë ndaloi makinën, pasi tha se e njihte. Për mua ishte hera e parë që e shikoja këtë person, por kujtoj që Besmiri i thërriti në emër, “Mendu” dhe pasi i futi krahun e mori në makinë. Kujtoj që personi në fjalë ishte i madh në moshë, mbi 65 vjeç dhe mbaj mend që kishte konsumuar alkool. Gjatë rrugës, në automjet Besmri filloi që t’i bënte Mendus presion, duke i thënë kam kaq kohë që të kërkoj, shiko çfarë kam për të bërë dhe gjëra të tjera të kësaj natyre. Më pas, Besmiri mori në telefon nënën e tij, Marjetën dhe i tha kam gjetur Mendun, e kam me vete me makinë dhe hajde tek Kastrati, që të flasësh vetë me të.  Kemi vazhduar rrugën me makinë dhe pasi mbërritem tek Karburanti në Allias, makinën Ford Fokus e futëm në parkingun, pas pishinave të kompleksit Las Palmas, në pronësi të Cufes të cilin unë e njoh që fëmijë si banor të zonës. Besmri zbriti nga makina Mendun dhe menjëherë nisi ta qëllonte me shpulla, duke e sharë dhe ofenduar, ndërkohe që ky i fundit nuk reagonte pothuajse fare, vetëm qeshte, pasi si duket ishte ne gjendje te dehur.

Pas pak castesh aty ka ardhur Marjeta, e cila e acaruar i bërtiste Mendus, duke i thënë prej teje më vdiq vëllai, duhet të më kthesh menjëhere lekët, nga ku unë kuptova që Mendui, i kishte leke borxhe Marjetës. Menduja, i thoshte nuk kam asnjë lekë borxhe, dhe vetëm qeshte dhe kjo sjellje e tij ka acaruar Marjetën dhe Besmirin i cili ka filloi që ta qëlloj Mendun, me grushta e shkelme, ku si pasojë ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe nuk po ngrihej me pasi ishte moshë e thyer. Besmiri dhe Marjeta u larguan disa metra me tutje, dhe për disa caste biseduan vetëm për vetëm me njëri tjetrin. Pasi unë jam afruar pranë tyre Besmiri më tha shprehimisht “sa burg rezikojme o gaz”. Unë i thashë, nuk e di shume kemi për të rrezikuar nëse i ndodh dicka e keqe. Në vijim Besmiri pyeti Marjetën “çfarë të bëjmë” dhe ajo i tha shprehimisht “hiqeni qafe”, sepse nuk i bie njeriu mendja por këtë”, ka thënë Gazmiri në dëshminë e tij.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson