Ekstradohen drejt Shqipërisë 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, njëri i akuzuar për vrasje për një këngë në 2013

Ekstradohen drejt Shqipërisë 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, njëri i akuzuar për vrasje për një këngë në 2013

Mariglen Përgjini, një nga shqiptarët e ekstraduar

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje janë ekstraduar drejt vendit tonë. Njëri prej tyre është Mariglen Përgjini, i akuzuar për një vrasjen e vrasjen e Martin Shtjefnit më 9 janar të vitit 2013.  Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me 18 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me dashje" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”, kryer më shumë se një herë.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat e ka dënuar Mariglen Përgjinin me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dënim i cili është konvertuar më pas në shërbim prove.

Po ashtu u bë kapja dhe ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i Eraldo Memaj, banues në Pukë. Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”. Ky shtetas në vitin 2013, në Pukë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Pashuk Vasija. Interpol Tirana vijon shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin me homologët, me qëllim kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të tjerë të  shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si ndodhi vrasja e Martin Shtjefnit
Në një lokal me muzikë tallavaje në Lezhë, ku gjendeshin 8 persona, mes tyre edhe Mariglen Përgjini, pati një debat me Martin Shtjefnin për një këngë që do këndohej nga këngëtarët që ndodheshin në lokal. Ata dolën jashtë për tu sqaruar dhe pikërisht atëherë kur u mendua se ishte shuar debati, miqtë e Përgjinit ftuan në tavolinë viktimën.

Gjatë kohës që po qëndronin në tavolinë, Mariglen Përgjini ka nxjerrë dhe ka mbajtur në dorë një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar një herë me këtë pistoletë në drejtim të Martin Shtjefnit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali