Lorenc Panganika, drejtor i Policisë së Fierit i ka bërë thirrje Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalisë, që të dorëzohet, pasi përndryshe reagimi i policisë do të jetë i ashpër. Drejtori i Policisë hodhi poshtë pistën e hakmarrjes dhe vrasja tha se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.
‘Shërbente në policinë e Fierit prej 4 vitesh, prej 1 viti në FNSH
Autori është Azgan Mërnica banues në Sulaj, po punojmë të kapim autori. I bëjmë thirrje autorit të vetë dorëzohet pasi veprimi i policisë do të jetë i aspër.
Pista kryesore është për motive të çastit. Ska lidhje me probleme hasmërie. Makina e autorit është gjetur. Ka qenë një konflikt i çastit.’- tha Panganika.
Lajmi kryesor:
Fier/ Vritet me plumb në kokë polici i ‘Shqiponjave’! 28 vjeçari me uniformë po shkonte në punë! Policia 30 mijë € shpërblim për gjetjen e autorit (VIDEO + EMRI)







