Vrasja që tronditi Elbasanin, autori vetëm 18 vjeç! Vihet në pranga një tjetër 18-vjeçar, shpallet në kërkim 33-vjeçari

Vetëm 18-vjeç është autori i dyshuar i vrasjes së Madrit Ulqinakut mbrëmë pranë stadiumit 'Elbasan Arena'. I riu i identifikuar si Horgito Peqini, është shpallur në kërkim nga blutë e Elbasanit ndërsa në pranga ka rënë bashkëmoshatari i tij, i identifikuar si Ejdin Dino. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe 33-vjeçari Kajdi Sallufi, i përfshirë në konfliktin e çastit mes të rinjve dhe viktimës. Debati mes grupit të shokëve dhe Madrit Ulqinakun i shkaktoi vdekjen këtij të fundit menjëherë pasi doli nga një lokal në Elbasan.

18-vjeçari i arrestuar akuzohet për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike. Ndërkohë vijon puna intensive nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e 2 të rinjve të tjerë të shpallur në kërkim. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja

33-vjeçari, Madrit Ulqinaku, babai i një vajze mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri pasi doli nga lokali ku po pinte kafe, në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, ndërsa policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë.

Pas ngjarjes së rëndë, familjarët e 33-vjeçarit, kanë shpërthyer në britma e ulërima, teksa kanë mbërritur në vendin ku u vra Madrit Ulqinaku. ‘Kush e vrau... para 10 minutash fola me çunin? A është ai apo jo? Kush e vrau?’- dëgjohen ato teksa ulërasin me të qara dhe tentojnë që t’i afrohen trupit të pajetë por ndalohen nga policia. Ndërkohë në një video tjetër të siguruar nga Report Tv, shihet teksa njëri prej familjarëve humb ndjenjat, por fatmirësisht ndihmohet nga mjekët dhe gjendja e tij përmirësohet.

Kjo nuk është tragjedia e parë për familjen Ulqinaku. Nga trazirat e 1997 iu vra një djalë tjetër, vëllai i Madrit Ulqinakut. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
U vra 33-vjeçari në mes të bulevardit në Elbasan, mësohen emrat e autorit dhe personave të tjerë të përfshirë

1660810678_1660768505foto.jpg

Horgito Peqini, 18-vjeç, është autori i vrasjes së 33-vjaçarit Madrit Ulqinaku në Elbasan. Ai është shpallur në kërkim së bashku me Klaudjan Sallufi, 33-veç, ndërkohë që është arrestuar Ejdin Dino, 18-vjeçar. 
 

Ora 11:51
Kush është i arrestuari për vrasjen e 33-vjeçarit në Elbasan (EMRI)

1660770159_elbasan.jpg

18-vjeçari i arrestuar nga policia për vrasjen e 33-vjeçarit Madri Ulqinaku në Elbasan mbrëmjen e djeshme është Ejden Dino.

Ndërkohë, policia është në kërkim të një 18-vjeçari tjetër të dyshuar si autor i vrasjes, me iniciale H.D.

Ora 10:15
Vrasja në Elbasan/ Tragjedia e dytë për familjen! Ulqinaku ishte baba i një vajze të vogël, në 1997 i vranë edhe vëllanë

1660768505_foto.jpg

Madrid Ulqinaku, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit nga një 18-vjeçar është babai i një vajze të vogël. Kjo është hera e dytë që familja e Ulqinakut përballet me një tragjedi të tillë. Në trazirat e 1997, i është vrarë edhe një djalë tjetër, vëllai i Madrid Ulqinakut.

Ai nuk kishte precedent të mëparshëm penal, ndërsa bënte jetë të qetë mes Italisë dhe Elbasanit. Familja e tij jetonte në Elbasan dhe mesa duket shkonte në Itali për të punuar. Pas një konflikti të çastit, autori 18-vjeçar, Horgito Peqini ka marrë armën dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të Ulqinakut duke e lënë të vdekur në vend.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ups: 18/08/2022 14:59

    Keto jon nga peqini .

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 18/08/2022 12:07

    Dy autoret e dyshuar te vrasjes kane qene dy te rinj qe kur Edi Rama morri pushtetin ishin VETEM 9 vjec. Prespektiva e te rinjve ...

    Përgjigju
  • Anonim: 18/08/2022 11:07

    DUHET ENVERI ASGJE ME SHUM ASGJE ME PAK .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu