Policia e Shtetit arreston 23-vjeçarin Eljaso Çela, njërin ndër 3 personat që vranë në 20 prill të këtij viti, Ergys Gjioveshajn në Vlorë.
Eljaso Çela u arrestua në momentin ku po përpiqej të largohej jashtë shtetit, në pikën kufitare të Kapshticës. 23-vjeçari ishte në kërkim prej 3 muajsh dhe po tentonte të largohej për në Greqi, për ti shpëtuar arrestimit.
Mesnatën e 20-prillit në një lokal tallava te “Uji i Ftohë” në Vlorë, një konflikt mes dy grupeve përfundoi në të shtëna me armë. Eljaso Çela, Gani Tosaj 19 vjeç dhe një 37-vjeçar me inicialet A.K u konfliktuan Ergys Gjioveshajn.
Në konflikt e sipër të katërt kanë nxjerrë armët, ku ka mbetur i vrarë 33-vjeçari Gjioveshaj.
Nga të shtënat me armë u plagosën edhe Florian Hila, muzikantë në lokalin ‘Fiks Fare”, Arsonel Llanaj, klient dhe Arta Luka kliente në lokal. Policia deri më tani ka arrestuar 19-vjeçarin Gani Tozaj dhe Eljaso Çela, ndërkohë që në kërkim është ende një 37-vjeçar.
Dy grupet ishin në lokal dhe mendohet se kishin njohje të vjetra, por në një moment që Ergys Gjoveshaj është konfliktuar me tavolinën ku ishin Eljaso Çela dhe dy miqtë e tij, kanë filluar të shtënat me armë, duke terrorizuar dhjetëra klientë që ishin në lokal.
33-vjeçari Ergys Gjoveshaj që u vra më datën 20 prill ishte i dënuar më parë me 12 vite burg për bashkëpunim në një vrasje.
Eljaso Çela sipas Policisë akuzohet për “Vrasje në Rrethana Cilësuese” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake”, vepra penale që parashikojnë dënim nga 15 deri në 30 vite burg.

(Ergys Gjioveshaj, 33-vjeçari që humbi jetën te "Uji i Ftohtë")
Sherri që përgjaku lokalin te "Uji i Ftohtë"
Ergys Gjioveshaj u qëllua me armë zjarri teksa ishte i shoqëruar me një vajzë e cila mbeti e plagosur nga breshëria e plumbave. Të plagosur mbeten edhe kamarieri dhe muzikanti i lokalit.
Një ditë më pas policia arrestoi Gani Tozajn dhe shpalli në kërkim dy të tjerë, 37 vjeçarin Aranit Kondaj dhe nje person tjeter me inicialet E.S, 25 vjeç.
Të tre të akuzuarit kanë qenë në një tavolinë dhe sipas rrëfimit të Tozajt në Prokurori, viktima Ergys Gjioveshaj kishte qëlluar me pëllëmbë dike nga personat që ndodheshin në tavolinë.
Nga tavolina e Gani Tozajt janë nxjerrë armët dhe është qëlluar në drejtim të të riut i cili humbi jetë sapo doli nga lokali.
Ergys Gjioveshaj, i dënuar si bashkëpunëtor në vrasje
Më 20 nëntor të vitit 2001 Ergys Gjioveshaj, në atë kohë 16 vjeç, sëbashku me Florian Mecen janë përfshirë në një konflikt me fjalë me një person Muharrem A, i cili ndodhej në një makinë përballë shkollës “Qemal Ataturk” në Vlorë.
Në vendngjarje ka qenë edhe Laert Alushi, i cili rreth 45 minuta më pas është takuar në Vlorë me Florian Mecen duke kerkuar prej tij sqarime lidhur me fyerjen e bere.
“Së bashku do ta zgjidhim ndryshe“, ishin fjalët e Florianit të cilat u konkretizuan në mbrëmje kur edhe qëlluan Laert Alushin.
Në mbrëmjen e 20 nëntorit të 2001, Ergys Gjioveshaj, ka marrë automatikun që ndodhej në makinën e Florianit, dhe ka qëlluar me bresheri në drejtim të Laert Alushit, duke e dëmtuar atë fillimisht në këmbë dhe më pas në trup.
Ai i është drejtuar shokut të tij duke i thënë: “Lëre Lani, lëre, hapu”.
Floriani e ka shtyrë Alushin duke i thënë Ergysit: “Na, bjeri”.
Gjioveshaj u dënua në vitin 2001 me 12 vjet heqje lirie nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për kryerjen e veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe vrasjes me paramendim, në bashkëpunim.
Ergys Gjioveshaj ka qënë në kërkim nga Interpoli dhe është ekstraduar nga Austria në qershor të vitit 2011 për të kryer dënimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Vlorë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
arrestohet pas 3 muajsh autori">