TIRANE- “Nuk kam lidhje. Nuk e kam vrarë unë Fatbardha Hoxhën”, pretendoi Aldo Hoxha, i cili akuzohet se në tentativë grabitje vrau nënën e dy fëmijëve mbrëmjen e 7 gushtit pranë fushës së Aviacionit në Tiranë.

Sot në gjykatën e Tiranës nisi shqyrtimi i dosjes dhe prokuroria lexoi akuzat. Prokuroria thotë se ka prova të cilët e akuzojnë të riun për vrasjen 5 herë me thikë të 37 vjeçares.

Sipas prokurorisë në momentin e arrestimit djaloshi kishte shenja në trup, të cilët janë shkaktuar nga goditjet me patina të fëmijëve në mbrojtje të nënës së tyre. Avokati Arben Qeleshi e mohon dhe thotë se “shenjat e dhunës së pretenduar nga përleshja janë shkaktuar nga policia”. Sipas avokatit klienti i mbrojtur nga ai nuk ka lidhje me ngjarjen.

Porvë e prokurorisë është dhe kapelja që mbante Aldo Hoxha në kokë. Kjo kapele ishte në bagazhin e makinës së bashkëshortit të Lumturi Hoxhës. Ai shkoi me makinë në vendngjarje dhe mori të shoqen dhe fëmijët të cilët morën edhe sendet personale që u kishin rënë në vendngjarje. Pasi la të shoqen në spital, burri i Lumturie Gjanës dërgoi fëmijët në shtëpi mbrëmjen e 7 gushtit. Të nesërmen sapo hap furgonin, ai pa se një kapele kishte mbetur në makinë. Ai pyeti fëmijët, të cilët i thanë se kapela nuk ishte e tyre. Menjëherë sendi i marrë nga vendngjarja është dërguar në polici. Ekspertët gjetën brenda në kapele një fije floku, e cila pas identifikimit të Aldo Hoxhës nga dëshmitarja u përputh me 20-vjeçarin, ashtu si edhe mostrat e djersës. Kapela kishte në qoshen e saj edhe një gjurmë gjaku, e cila rezultoi se i nuk përkiste Fatbardha Tafës. Një provë e rëndësishme për prokurorinë është edhe dëshmia e një 50-vjeçare, e cila ka parë skenë e krimit. Dëshmitarja ka veçuar fotografinë e 20-vjeçarit Aldo Hoxha, duke thënë se ai person ka qenë në vendngjarje dhe ka qëlluar pesë herë me thikë 37-vjeçaren.

Më 7 gusht 2012 viktima po udhëtonte së bashku me motrën e saj, Lumturi Gjana, kur janë sulmuar nga dy të rinj, që kanë tentuar t'i marrin varësen e floririt. Fatbardha ka reaguar, madje për një çast ka neutralizuar autorin, duke e vendosur pas murit, por në këtë moment është qëlluar nga autori tjetër me thikë, i cili sipas akuzës është Aldo Hoxha. 
(sg/shqiptarja.com)