VLORË-Një plumb në kokë ka rezultuar qenë fatal për dretorin e OSHEE, Roland Saliu të mërkurën pasdite, i cili ndërroi jetë pas një atentati me armë në ‘Hotel Vlora’, tek Sheshi i Flamurit.

Gazetari Armand Xhelili zbardh detaje nga ngjarja e rëndë ku humbën jetën biznesmeni Mirvjen Hyseni dhe Roland Saliu, drejtori i OSHEE.

Grupi hetimor në vendngjarje si dhe dëshmi nga persona që kanë qenë prezent në ngjarje detaje lidhur me vrasjen.

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur në harkun kohor 2 minuta.

Roland Saliu dhe Mirvjen Hyseni kanë qenë duke konsumuar një kafe bashkë në barin e ‘Hotel Vlora’. I pranishëm ka qenë dhe një person i tretë që shoqëronte Saliun, që në momentin kur ndodhi vrasja ka shkuar të marrë mjetin nga parkimi. Në atë moment, personi i tretë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, ka dëgjuar të shtëna me armë. Kur është kthyer në më pak se 1 minutë ka parë të shtrirë e të përgjakur, Saliun dhe Hysenin.

[gallery]22442[/gallery]

I pari që është prekur nga plumbat ka qenë Roland Saliu, ku 1 plumb në kokë ka rezultuar fatal ëpr jetën e tij. Ndërsa Mirvjen Hyseni ka marrë 5 plumba, dhe humbi jetën pak minuta më pas në spitalin rajonal të Vlorës.

Policia po heton në disa pista. Ndonjë konflikt i mundshëm i Hysenit por edhe Roland Saliut.

Ngjarja tronditëse ndodhi 2 ditë më parë në bar-kafe ‘Hotel Vlora’ rreth orës 19:45 minuta kur në një ambient të populluar u qëlluan me kallashnikov nga një person Roland Saliu, drejtor i OSHEE Vlorë dhe Mirvjen Hyseni, pronar i Hotel Vlora dhe i një televizoni lokal.
Autori më pas u largua me një makinë MBV që u gjet e djegur 1 orë pas krimit pranë fshatit Panaja të Vlorës.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes, kush ishte shënjestra e atentatit dhe autorët. Nga kqyrja e vendit te ngjarjes, dinamikes, bindja me e madhe e policisë ështe se shënjestra ka qenë Myrvjen Hyseni. Ky dyshim perforcohet pasi në çastin kur është qëlluar, Saliu ka qenë duke u ngritur nga tavolina.

Vrasja konsiderohet atentat, ndërsa nga plumbat fatmirësisht shpëtuan qytetarë të rastësishëm si dhe vajza 5-vjecare e pronarit të Hotel Vlora që po luante me biçikletë në momentet kur iu qëllua për vdekje i ati.

(d.b/Shqiptarja.com)