VIDEO/ Ekzekutohet me breshëri plumbash 32-vjeçari me 2 emra në Durrës! U qëllua sa zbriti nga makina e tij, arratiset autori! 3 pistat e hetimit

DURRËS- Një i ri është ekzekutuar me breshëri automatiku pasditen e kësaj të diele (24 janar) në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në lagjen 16, teksa viktima është identifikuar si Edmir Begu, i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi.

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku ka arritur që të mësojë përmes burimeve se 32-vjeçari është qëlluar në kokë dhe në gjoks, ndryshe nga sa është raportuar në njoftimin zyrtar ku policia thotë se ka marrë plagë në këmbë. 32-vjeçari me 2 emra është qëlluar sapo ka zbritur nga makina e tij, çka shton dyshimet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku mësohet se nuk ka mundur do t’i mbijetojë plagëve të marrë e për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar disa persona në Komisariat si persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen, por jo autorin/ët të dyshuar. Ky ose këta të fundit, pasi nuk dihet nëse bëhet fjalë për 1 autor apo më shumë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke përfituar nga errësira në këtë zonë.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Tre janë pistat kryesore ku është fokusuar grupi hetimor. Bëhet fjalë për konflikte jashtë shtetit, kjo e përforcuar edhe nga fakti  viktima kishte ndryshuar edhe emrin. Pista e dytë është prishja e ndonjë pazari dhe pista e tretë është sherr i ditëve të fundit që ka agravuar deri në ekzekutimin e të riut.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

“Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Informacion shtesë. Ju njoftoj se shtetasi i plagosur J. B., ndërroi jetë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës”, thuhej në njoftimin e policisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:08
Vrasja e të riut me 2 emra në Durrës, 3 pistat kryesore të hetimit

1611509811_range.JPG

Tre janë pistat kryesore ku është fokusuar policia për vrasjen e të riut Edmir Begu. Bëhet fjalë për konflikte jashtë shtetit, kjo e përforcuar edhe nga fakti  viktima kishte ndryshuar edhe emrin. Pista e dytë është prishja e ndonjë pazari dhe pista e tretë është sherr i ditëve të fundit që ka agravuar deri në këtë pikë.

Ora 19:31
Vrasja e të riut në Durrës, mbërrin në vendngjarje Drejtori i policisë kriminale

Report Tv mëson se në vendin e ngjarjes, ku mbeti i vrarë i riu Edmir Begu (Ilir Kuçi) ka mbërritur edhe Drejtor i policisë kriminale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj.

Ora 18:36
Vrasja në Durrës/ I riu përdorte 2 emra, u qëllua sapo zbriti nga makina e tij

1611509811_range.JPG

Report Tv ka mësuar të tjera detaje lidhur nga vrasja e të riut në Durrës. Mësohet se Edmir Begu, përdorte edhe emrin Ilir Kuçi. Mësohet se ai është ai qëlluar sapo ka zbritur nga makina e tij.

Ora 18:18
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, këtu u ekzekutua i riu në Durrës

1611508835_film.jpg

Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes ku u vra i riu i identifikuar si Edmir Begu. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.16, Durrës, ku siç shihet nga pamjet është rrethuar nga shiriti i policisë, teksa të pranishme në vendin e ngjarjen janë forca të shumta të uniformave blu.

Ora 18:10
Zbardhet emri/ Ky është i riu i cili u vra në Durrës pas një sherri të çastit

1611508911_Durresii.JPG

Report Tv ka mësuar se 32-vjeçari i vrarë pasditen e kësaj të diele pas një sherri të çastit është Edmir Begu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 26/01/2021 02:17

    Te qofte dheu i lehte e paç rahmet o Lok djali.

    Përgjigju
  • Ram: 25/01/2021 00:40

    Ja fiks si thot kryeministri te han kokat e njerit tjeter

    Përgjigju
  • Faqepërzhituri: 24/01/2021 23:20

    E keteje na Vlora me keqe eshte , duhene kontrolle 24 ore

    Përgjigju
  • Aldo: 24/01/2021 21:11

    Kush ka 2 emra, te paguaj familja per te gjetur kush e vrau... Te gjithe e dime pse kane nga 2-3-5 emra kta rob zoti, tani taksat e mia te vene te gjejme kush e vrau... Se deri sa jane gjalle nuk me rezulton qe i ndajne leket me mua kta tipa

    Përgjigju
    • Hahaha: 24/01/2021 23:25

      Jeta eshte aritmetike Olimbi

    • Endi: 24/01/2021 23:25

      Plotesisht dakort

  • Ola: 24/01/2021 20:10

    Plerat le te shfarosin njeri tjetrin.Shteti te mbroj te ndershmit pa kto lejini te vriten pa problem.

    Përgjigju
  • MIRDITOR: 24/01/2021 19:10

    PSE ME U VRA? ZGJITHEN PUNET EDHE ME FJALË. PO SHFAROSEMI MES VETIT

    Përgjigju
  • census: 24/01/2021 19:09

    Ne shqiperi kane mbetur vetem 1 miljon shqiptare por duke qene se kane nga 2 - 3 emra duket sikur jane 3 miljon

    Përgjigju
    • shoku: 24/01/2021 20:29

      ahhaahaahha fiks vlla po rilindja do mandat te 3 te mbeten 500mij se i perzuri te gjith

    • Votuesi: 24/01/2021 19:45

      Ta pret mendja qe ne votime dalin nje milion e gjysem votues per 1 milion popullsi ....Ka qe perdorin dhe tre kater emra.

  • dyrrahu: 24/01/2021 18:42

    albanistan hesapi kallash dinamit kto lajme ka cdo dit,,, mere me long e mjera shypni

    Përgjigju
    • Ik re kar: 24/01/2021 19:06

      Ti lexon lajmet edhe neper evrope qe ndodhin tnjejtat krime apo flen gjume gjithe diten kokerr kari parazit

  • Vlonjatja dashnorja histerike qe nuk i ndahet lushnjarit ..: 24/01/2021 18:31

    U shojtene shqiptaret, ah Envere ti e bere sus kete populle.

    Përgjigju
    • lushnjarka dashnorja histerike e vlonjatit: 24/01/2021 22:28

      Rroft Sali Berisha!

    • O ti loqe kandari: 24/01/2021 20:26

      Se mos je korçare moj e të ka zënë në gjysmë rrugës

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim në Zveçan, policia dyshon se u përdor granatë dore

Shpërthim në Zveçan, policia dyshon se u përdor granatë dore