Ishte në makinë me burrin e fëmijët, kjo është 33 vjeçarja që u vra në Prishtinë! Çfarë dimë deri tani

Ishte në makinë me burrin e fëmijët, kjo është 33 vjeçarja që u vra në Prishtinë! Çfarë dimë deri tani

Liridona Murseli

Foto: Liridona dhe Naim Murseli

Dy persona kanë qenë autorë të krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë, ku mbeti e vrarë Liridona Murseli, 33 vjeçe.

Familja Murseli, burri, gruaja dhe dy fëmijët, dyshohet se kanë qenë në makinë kur i ka zënë pritë me veturë. Njëri prej personave ka qenë i armatosur.

Gazeta Sinjal shkruan se dy grabitësit, sipas informacioneve të para kanë qenë me një veturë me targa të huaja, të tipit Golf 5, por që Policia është në kërkim edhe të një veture BMW me targa të huaja.

Grabitësit u kanë marrë sendet me vlerë dhe më pas kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Liridona Murselin.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Prishtinë, vritet gruaja e ish këshilltarit të Behgjet Pacollit! 33 vjeçarja u gjet e vdekur brenda në makinë (FOTO + EMRI)


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj