Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër. Report Tv mëson se është qëlluar me plumb në kokë në banesën e tij 60-vjeçari Mehdi Kavaja, i cili është pronar i një sevisi makinash.
Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja, raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen Tophanë, ku fillimisht është menduar se vdekja ka qenë natyrale. Pas ekspertimit, ka rezultuar se 60-vjeçari është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa nuk dihen ende arsyet e këtij krimi të rëndë.
Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 18.06.2018, në ora 15:30, jemi njoftuar se në lagjen Salo Halili, Shkodër, në servisin e tij për automjete, është gjetur i vdekur shtetasi M. K. 60 vjeç, banues lagje “Salo Halili”, Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se viktima ka një vrimë në kokë, por pritet akti i plotë i ekspertizës mjeko - ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit.
Në vendngjarje po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes nëse kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidentale.
Report Tv sjell foton e 60-vjeçarit Mehdi Kavaja, i cili u ekzekutua me plumb në kokë në banesën e tij, në Shkodër.
60-vjeçari Kavaja kishte një pikë servisi makinash në katin e parë të banesës së tij, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë kriminale.
(Viktima Mehdi Kavaja)