E rëndë në Peqin, i mituri vret aksidentalisht me armë vëllain 20-vjeçar (FOTO)

Një 20-vjeçar është gjetur i vrarë në fshatin Galush të Peqinit. Dyshohet se ROland Lleshi  u qëllua për vdekje aksidentalisht nga i vëllai i vogël teksa ishin duke kullotur bagëtitë në pyllin e fshatit

Kanë qenë duke kullotur bagëtitë në pyllin e fshatit, por një moment mjaftoi që të kthehej në tragjedi për dy vëllezër. Roland Lleshi 20 vjeç dhe vëllai i tij i vogël, (ende nuk i ka mbushur 14 vjeç) kishin pranë vetes një armë gjahu, që siç fatkeqësisht vijon të ndodhë ende në zona të thella të vendit, e mbanin me vete për të siguruar veten e tyre gjatë kohës që kullosnin bagëtitë.

Në mesin e errësirës, vëllai i mitur i ka marrë jetën 20-vjeçarit. Arma e gjahut është shkrepur aksidentalisht dhe plumbi qëlloi fatal për 20-vjeçarin i cili humbi jetën.

Ngjarja ndodhi në pyllin e fshatit Galush të Peqinit.

Policia thotë se nga hetimet paraprake, dyshohet se të miturit, nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut duke vrarë vëllanë e tij Roland Lleshi.

"Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", përfundon një njoftim paraprak për ngjarjen i Policisë së Elbasanit.

Foto nga vendi i ngjarjes

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë