Vrasje, trafikim njerëzish dhe drogë!  OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve në Tiranë

Vrasje, trafikim njerëzish dhe drogë!  OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve në Tiranë

Foto ilustruese

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e pasurisë, 4 të dënuarve.

Konkretisht iu është kërkuar deklarimi i burimeve të pasurisë, të dënuarve:

Nderim Markola, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; Ky person është shpallur fajtor për vrasjen e të miturës Xhemile Laçi dhe tentativës për vrasje të Halil Laçit dhe Xharie Laçi.

Durim Dervishi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

Kliton Nanushi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;

Ergys Mëcuku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë