Vrasjet e mafiozëve grekë, zbardhen detaje nga dosja hetimore, del edhe emri i shqiptarit të burgosur në Mal të Zi

Vrasjet e mafiozëve grekë, zbardhen detaje nga dosja hetimore, del edhe emri i shqiptarit të burgosur në Mal të Zi

Vrasjet e mafiozëve greke kanë çuar në gjurmët e një bande që ekzekutonte “kontratat e vdekjes”.

Ekzekutimi mafioz i Vangjelis Zabunis, personazhin e njohur të botës së krimit rreth një javë më parë brenda makinës së tij të blinduar risolli në vëmendje dhe atentatet mafioze mes krerëve të grupeve kriminale në Greqi.

Mediat greke, teksa sjellin në kujtesë edhe ekzekutimet e mafiozëve të tjerë Janis Skafturos dhe Vasilis Rubetis, shkruajnë se vrasësit e tyre janë “tradhtuar” nga gjurmat e gishtave që janë gjetur në makinat e vjedhura dhe në telefonat e tyre.

Kështu prej disa orësh media greke po zbulon detaje nga dosja hetimore e zbulimit të këtij grupi prej 7 personash, të dyshuar secili veç e veç në episode të ndryshme e shpesh në bashkëpunim për të paktën 3 vrasje, 3 tentativa vrasje dhe vepra të tjera kriminale ndaj pronës.

Mes personave të dyshuar është edhe një shqiptar i cili sipas medieve greke ndodhet i burgosur në Mal të Zi si i dyshuar se do të vriste anëtarin e një klani të njohur kriminal. Në kuadër te grupit të zbuluar në Greqi, dyshohet i përfshirë në ngjarjen e datës 16.06.2023, ku 9 persona i vunë zjarrin 23 makinerive të prodhimit të duhanit të një kompanie.

Gjatë orëve te fundit, është zbuluar përmes dosjes hetimore se shqiptari rezulton i dyshuar edhe për vrasjen e Vasilis Roumpetis dhe Dionisis Mouzakitis në qershor 2023. Konkretisht sipas mediave greke referuar dosjes hetimore:

“Në qershor 2023, Vasilis Roumpetis dhe Dionisis Mouzakitis u vranë në Koridallos. I pari konsiderohej një emër i fuqishëm gjatë natës dhe i dyti punonte në ruajtjen e Skaftouros. Autorët kanë përdorur dy makina dhe një motor. Pas arratisjes së tyre dyshohet se kanë ndërruar automjete, njëra prej të cilave është gjetur e djegur në Skaramangas. Sipas policisë, në të njëjtën natë në zonën ku u gjet e djegur makina e sulmuesve, janë aktivizuar celularë specifikë, mes tyre një numër që i ngarkohet një shqiptari, i cili aktualisht është i burgosur në Mal të Zi”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm

‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm