Vrasjet makabre në terren dhe terrorizimi mediatik, kjo ndodh kur të bie 'dielli' në kokë

Vrasjet makabre në terren dhe terrorizimi mediatik, kjo ndodh kur të bie 'dielli' në kokë

Vendi i ngjarjes së rëndë në Velipojë

Ditët e fundit kanë qënë me të vërtetë të rënda, pasi në një aksident automobilistik kanë humbur jetën një familje e tërë prej katër vetash, mes të cilëve dy fëmijë, si dhe 4 persona janë vrarë në Velipojë të Shkodrës si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Nuk po përmendim “vringëllimën” e sopatës në Sarandë në mbrojtje të “klientelës” së taksistëve, por po përqëndrohemi tek dy ngjarjet e fundit, atë të aksidentit automobilistik në Fier dhe në vrasjen makabre në mes plazhit të Velipojës në Shkodër.

Katër persona të së njejtës familje humbjen jetën për shkak se i ngrihet sentimenti nga e mira, alkoli, lëndët narkotike apo të gjitha bashkë, një pinjolli të një familjeje të pasur, nga këta pasunarët e rinj. I cili kishte gjetur momentin që të provonte sa kapacitet shpejtësie kishte makina e tij luksoze dhe me 220 kilometra në orë mori përpara një makinë të vogël familjare.

Bilanci ishte tragjik, çifti Gushi bashkë me dy fëmijët humbën jetën dhe dera e tyre u mbyll përgjithnjë. Ndonëse djali që i aksidentoi do të dënohet me burg, sipas ligjeve në fuqi nuk po ia shënojmë ne, jeta e tyre nuk kthehet më. Ata do të kalben nën dhe pa e ditur se çfarë të keqeje i kishin bërë këtij vendi, djalit që i aksidentoi, përpos të mirave e që kishin qënë në punë të tyre.

Në Shkodër situata ka qënë më ndryshe. Dy familje të cilat sikurse thuhet kanë një jetë të tërë që e pinë kafen e mëngjesit bashkë, papritmas bëhen armike, dhe kërcet kallashnikovi në zemër të plazhit të Velipojës dhe në kulmin e sezonit turistik, kur shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në emigracion zgjedhin bregdetin se ku do të kalojnë pushimet e verës. Por dhe se ku do shpenzojnë paratë e tyre, fundja njeriu dhe për pak relaks ka nevojë dy javë në vit.

Rezultati ishte tragjik, humbën jetën 4 persona, Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zenelit 20 vjeç. U plagosën dhe dy të tjerë por dhe mund të kishte pasur një shtrirje më të madhe tragjedia. Mes të vrarëve ishte një jetim, në ditën e tij të parë të punës.

Policia mori masat e saj, ministri i Brendshëm deklaroi se do të bënte një reformë të thellë në uniformat blu për parandalimin e këtyre ngjarjeve të rënda me një impakt të jashtëzakonshëm negativ në jetën e qytetarëve shqiptarë por dhe në sezonin turistik.

Por nuk kishte si të qëndronte në heshtje politika opozitare dhe në përgjithësi media. Pamë në ekrane përfaqësues politikë të cilët kishin mbrojtur biznesin e vdekjes në Gërdec ku u vranë nga shteti 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Këta opozitarë kërkonin ndëshkimin e ministrit të Brendshëm, dorëheqjen e tij madje dhe të kryeministrit Edi Rama.

Pamë politikanë që kanë në kurriz katër vrasjet shtetërore e 21 janarit që kërkonin ndëshkimin e kësaj qeverie. Të kuptohemi, nuk është se kanë humbur të drejtën të kërkojnë atë që nuk e kanë bërë kurrë vetë sa kanë qënë në pushtet, por të jenë të paktën racionalë në kërkesat e tyre. Të respektojnë dhe ditët e mortit për viktimat që kanë humbur jetën, është kod shqiptari ky!

Mbi të gjitha këta politikanë që kanë pasur dhe poste të rëndësishme në qeverisjes, kanë azhornuar përvojat ndërkombëtare dhe rastet analogë ku jo në çdo vrasje dhe aksident duhet të kërkohet largimi i ministrit apo kryeministrit, prandaj duhet të tregohen më të përpmbajtur.

Pasi për hir të së vërtetës, nuk mund të caktohet në çdo shezlog një polic që të parandalojë “kokëpisqollat” që për pesë lekë më shumë marrin jetën e njerëzve të pafajshëm.

Pra nuk mund t’i kërkohet llogari për gjithçka policit, pasi ka dhe hallka të tjera që nga pushteti qëndror e deri tek pushteti vendor, që mund të parandalojë masakra të këtij lloji si në Velipojë, ku katër vetë u vranë për disa shezlogë në plazh.

Por tragjikja më shumë vjen pas tragjedisë së vrasjeve në resortet turistike apo humbjes së jetëve në aksidente automobilistike.

Gazetarët e terrenit të cilët me korrektesën e tyre kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në përcjelljen e këtyre ngjarjeve në kohë reale, madje dhe duke vënë gishtin mbi “plagë” dhe nxjerrë në pah të metat e organeve ligjzbatuese, sfumohen nga ata që janë në studiot televizive.

Eshtë me të vërtetë një terrorizim mediatik, kur nxirren me orë dhe ditë të tëra familjarët e viktimave të aksidentit në Fier dhe teksa në kor vajtojnë normalisht për humbjen e jetës së të afërmëve të tyre, gjithkush solidarizohet me këtë dhimbje, u kërkohet deri me ton urdhërues që të thonë se çfarë do të bëjnë nëse shteti nuk dënon shkaktarët e dhimbjes së tyre.

Teksa ata thonë se ia kanë lënë një dorë drejtësisë këtë gjykim për pëer njeriun që ka kryer krimin duke u tharë zemrën, moderatorët këmbëngulin për të shkëputur shprehjen e “duhur”, pra “vetëgjyqësinë” nëse nuk vepron shteti. Dhe e detyrojnë ta thonë, siç ndodhi sot!

Apo në rastin e vrasjeve në Velipojë ku në vend që të marrësh në emision dy ekspertë të luftës kundër krimit, apo dhe ndonjë psikolog, merr dy njerëz që u ka rënë “dielli në kokë” dhe ku njëri thotë se vrasjet kishin sfond politik, ndërsa tjetri thotë se faji është i ministrit.

Deklaratat e dhëna janë nga pozicioni i analistit dhe gazetarit të studios për fatin e keq, që më shumë se fjalën magjike gazetareske “pritet”, “mendohet”, apo të folurit në numrin shumës, përdorin vetëm të shprehurit në vetë të parë me “unë”.

Ndonëse duhej të evidentohej se janë një sërë hallkash të strukturave të shtetit, pavarësisht se të cilës qeverisjeje politike i takonin, ato që sollën këto ngjarje tragjike për të cilat organet ligjzbatuese duhet të shohin dhe përgjegjësitë e tyre të mëdha, një pjesë e medias po bombardon orë pas ore publikun shqiptar, përmes gojës së joekspertëve, me shprehje të till se “banda e qeverisë në pushtet por shkakton viktima nga babëzia për pasuri”.

Dhe nuk është hera e parë që ndodh kjo! Si gjithnjë, pasi lajmet transmetohen korrektësisht nga gazetarët e terrenit, ‘përtypen’, tjetërsohen dhe kthehen në “katapulta” terrorizimi nëpër studiot televizive përmes emisioneve me të ftuar që janë gati të flasin për politikën, blegtorinë, zarzavatet e qepujkat dhe pa pikën e skrupullit flasin dhe për këto ngjarje tragjike, duke iu dhënë sfond politik dhe përmasa që mund të çojnë në shpërthime të reja hakmarrjeje.

Ka ardhur koha që këta njerëz të marrin pushimet njëherë e mirë, jo vetëm se lodhën shqiptarët, por dhe po i fusin në sherr me njëri tjetrin, me paditurinë proverbiale që manifestojnë nga emisioni në emision dhe ligësinë që përcjellin në publik.

T’ua lënë radhën gazetarëve të terrenit, të cilët investigojnë dhe përcjellin me përgjegjshmëri të lartë dhe kujdesin më të madh të gjitha këto ngjarje. Të lënë dhe organet ligjzbatuese të punojnë, dhe të zbatojnë deri në një ligjin!

Të heshtin njëherë të paktën për hir të dhimbjes së familjarëve që kanë humbur njerëzit më të shtrenjtë, të ndalojnë se manipuluari dhe politizuari deri vdekjen. Na dalin e teprojnë politikanët!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dronë ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë

Dronë ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë