RUSI- Në Rusi ka nisur një operacion anti-terrorizmi pas zbulimit të 5 trupave të pajetë në katër makina në qytetin e Stavropol, afër Sochi-it ku do të mbahen dhe Lojërat Olimpike Dimërore, gjatë muajit shkurt.
 
Të gjitha viktimat ishin qëlluar për vdekje me armë zjarri. Policia tha se kur hetuesit u afruan në vendngjarje, një eksploziv shpërtheu pranë tyre, por askush nuk u plagos.
 
Njëra prej makinave të tipit “Lada”, prodhim rus kishte një eksploziv të vendosur poshtë saj. Deri më tani janë indentifikuar vetëm 2 prej viktimave, të cilët ishin shoferët e taksive.
 
Autoritetet ruse kanë shtuar masat e sigurisë në resortin e Detit të Zi të Sochi-t për të garantuar një zhvillim të qetë të Lojërave Olipmike, muajin e ardhshëm.
 
Policia ruse ndërkohë ka nxjerrë emrat dhe fotot e tre të dyshuarve. Shqetësimi kryesor për Rusinë janë kërcënimet për sulme terroriste të militantëve islamikë nga rajonin e Kaukazit Verior.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)