Vrasjet në Durrës! Gjykata burg autorëve, avokati: Altin Ndoci u shkoi në varrim, kishte lidhje miqësore, s'ka fakte

Avokati i Altin Ndocit, Saimir Visha u shpreh pas përfundimit të seancës se klienti i tij është i shokuar për akuzat, pasi nuk ka prova për vrasjen. Ai tha se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe familjare me viktimat, madje u kishte shkuar edhe në varrim.

"U zhvillua me masa të rrepta sigurie, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë. Në lidhje me mbrojtjen, ai shprehet se nuk e ka kryer, nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, ndihet i shokuar se dy viktimat i ka pasur lidhje miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat, dhe ndihet i shokuar pse e vendos gishtin policia dhe të tjerat janë fryrje. 

Nuk është autori i veprës penale. Gjykata nisur nga vepra e rëndë përcaktoi arrest me burg. Kam kërkuar që të ketë një provë, është e tmerrshme që të caktosh arrest me burg pa asnjë provë. Nga policia vetëm prova që vërtetonin faktin krimal, por prova për Altin Ndocin nuk ka" tha Visha. 

Avokati i 22-vjeçarit që është bashkëpunëtor i drejtësisë, Avenir Stermasi, i zgjedhur kryesisht nga gjykata u shpreh pas seancës gjyqësore në Durrës se Klevis Alla ka heshtur në gjykatë duke pranuar kështu krimin. "Ka prova në të gjitha vendet. Klevisi nuk foli në gjykatë" tha ai. Ndërsa prokuroria, tha më tej ai, nuk paraqiti provave konkrete. Dy të rinjtë akuzohen për vrasje me dashje, armëmbajtje dhe përdorim i makinës së vjedhur.


Lajmi kryesor:

I vrau dhe i qau në varrim, gjykata lë në burg autorët e vrasjeve në Durrës, avokati: Nuk ka prova kundër Altin Ndocit


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja