Avokati i Altin Ndocit, Saimir Visha u shpreh pas përfundimit të seancës se klienti i tij është i shokuar për akuzat, pasi nuk ka prova për vrasjen. Ai tha se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe familjare me viktimat, madje u kishte shkuar edhe në varrim.
"U zhvillua me masa të rrepta sigurie, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë. Në lidhje me mbrojtjen, ai shprehet se nuk e ka kryer, nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, ndihet i shokuar se dy viktimat i ka pasur lidhje miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat, dhe ndihet i shokuar pse e vendos gishtin policia dhe të tjerat janë fryrje.
Nuk është autori i veprës penale. Gjykata nisur nga vepra e rëndë përcaktoi arrest me burg. Kam kërkuar që të ketë një provë, është e tmerrshme që të caktosh arrest me burg pa asnjë provë. Nga policia vetëm prova që vërtetonin faktin krimal, por prova për Altin Ndocin nuk ka" tha Visha.
Avokati i 22-vjeçarit që është bashkëpunëtor i drejtësisë, Avenir Stermasi, i zgjedhur kryesisht nga gjykata u shpreh pas seancës gjyqësore në Durrës se Klevis Alla ka heshtur në gjykatë duke pranuar kështu krimin. "Ka prova në të gjitha vendet. Klevisi nuk foli në gjykatë" tha ai. Ndërsa prokuroria, tha më tej ai, nuk paraqiti provave konkrete. Dy të rinjtë akuzohen për vrasje me dashje, armëmbajtje dhe përdorim i makinës së vjedhur.
Lajmi kryesor:
I vrau dhe i qau në varrim, gjykata lë në burg autorët e vrasjeve në Durrës, avokati: Nuk ka prova kundër Altin Ndocit
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Masakra e Bradasheshit, cili gazetar kërkoi 120 mijë €? Porosia e bisedës në ‘Sky': Mos nxirr këto emra! Hetimi i SPAK: Ishte në kafe me ushtarin e Franc Çopjas
1 Shtator, 13:32
-
Nga vrasjet me paramendim tek vjedhjet me dhunë, ja 18 akuzat për të cilat do të gjykohet Nuredin Dumani dhe 19 të akuzuarit e tjerë
29 Janar, 16:54
-
SPAK 'kopsit' dosjen 'Plumbi i Artë', në gjykatë Nuredin Dumani dhe 19 të tjerë! Akuzohen për 27 ngjarje kriminale: Nga vrasjet me paramendim tek vjedhjet, dhunë e korrupsion
11 Gusht 2023, 10:20
-
Vrasjet e bujshme në Durrës, Henrik Hoxhaj konfirmon dëshmitë në GJKKO: Për Dorian Shkozën, Dumani më premtoi 60 mijë €! Për vëllezërit Haxhia 30 mijë €
30 Maj 2023, 10:58
-
I penduari Klevis Alla dëshmon për vrasjen e vëllezërve Haxhia: I vrau Nuredin Dumani! Ishte i maskuar, uli xhamin e makinës dhe i qëlloi
9 Maj 2023, 13:08
-
Arrestohet 35-vjeçari Elio Bitri në Holandë! I doli emri në dosjen 'Plumbi i artë' për vrasje me pagesë, qarkullonte me armë zjarri silenciator
30 Nëntor 2022, 16:25
-
'I plagosuri më tha nuk jam unë', si Henrik Hoxhaj dyshoi se s'kishte vrarë 'të duhurin': Pasi ma konfirmoi Eljo, e qëllova 2 herë të tjera në kokë
23 Maj 2022, 16:42
-
'Luftë' me armë mes të 'fortëve' në Elbasan! Nuredin Dumani shkoi t'i bënte atentat Talo Çelës, 'ushtarët' e tij e plagosin, e qëllojnë mbi 20 herë brenda BMW-së (VIDEO)
29 Mars 2022, 18:04
-
2 vrasjet e bujshme me 4 viktima në Durrës, pezullohen hetimet për 1 vit për Talo Çelën e Nuredin Dumanin! SPAK: Gjejini ku fshihen! Në gjykim 4 anëtarët e tjerë të grupit
21 Tetor 2021, 11:46
-
2 vrasjet e bujshme me 4 viktima në Durrës, SPAK përfundon hetimet për grupin e Talo Çelës, dërgon çështjen për gjykim
7 Korrik 2021, 08:37
-
672 telefonata për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës, Report Tv zbardh dosjen e plotë! Vrasësi me pagesë: Krimi bëhet, vendi ishte i mirë! GJKKO i lë në burg
19 Qershor 2021, 11:11
-
Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, në pranga dy vrasësit me pagesë! Ranë dakord të kryenin atentatin, por njëri prej tyre u tërhoq pasi u infektua me COVID
17 Qershor 2021, 08:25