Ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg komisariatit të këtij qyteti, ndërsa të vrarë mbetën shtetasit Jurgen Hoxha, 22 vjeç, dhe Zamir Latifi 23 vjeç. Familjarët e viktimave kanë mbetur të shokuar nga kjo ngjarje.
Kështu me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar dhe vëllai i të ndjerit Zamir Latifi i cili në “Facebook” mban emrin Mario Corana. “Shpirti im si kemi qeshur para tre ditësh, dhe me the që kështu dua të shoh gjithmonë të qeshur, por sot mi mbylle sytë me lot dhe kjo zemra ime nuk duron dot. Ti ishe dhe je jeta ime shpirti i vëllait.
Të dua më shumë se gjithçka. Këtë këngë e dëgjonim bashkë dhe do vazhdojmë ta dëgjojmë bashkë vëllai im” shkruan Mario. Por lidhur me këtë postim të tij disa ndjekës i kanë komentuar. Por Mario në një koment lexohet të shkruaj: “O do më vrasin dhe mua, o do ti vras unë ata që më vranë shpirtin tim".
dy.b/shqiptarja.com












