Autori i krimit makabër në Palasë, i cili masakroi me thikë kushëririn e tij 12-vjeçar duke i prerë kokën, njihet si një person problematik nga banorët e zonës.
Banorët e fshatit Palasë thonë për Report TV se e kanë dorëzuar disa herë Jorgo Zanin në psikiatrinë e Vlorës, por aty e kanë mbajtur disa ditë dhe e kanë nxjerrë.

Banorët e zonës deklarojnë për Report TV se 30-vjeçari kishte shfaqur prombleme emocionale, ku disa herë ka therur kafshë të fshatit për ti ngrenë. Ata e përshkruajnë autorin e masakrës si një të droguar, me probleme mendorë, kanibal, që kryente veprime ekstreme duke ngrënë edhe mishin e qenve që vetë thertë.

"E kemi çuar në çmendine disa herë, por e mbanin 2 apo 3 dite dhe e nxirrnin serish. Ishte i sëmurë mendor dhe sillte shumë shqetësime në fshat. Ai qendrontë një një shtëpi me 12-vjeçarin dhe nuk kane debatuar njeri me tjetrin. Para disa kohesh rrahu nje djale në mes të rrugës. Menjëhere erdhen dhe e morën, e mbajtën disa ditë në psikiatri dhe e lëshuan sërish. Një qytetari të lagjes i mori qenin dhe pasi e theri me thikë ka deklaruar se e ka ngrenë. Ai deklaroi se i kishte thënë një doktor që qeni ka mish të shëndetshëm", deklarojnë banorët për Report TV. 

Banorët flasin fjalët më të mira për 12-vjeçarin që u masakrua me thike.

Ishte shumë i edukuar si djalë dhe gjithmonë buzëqeshte. Vinte herë pas herë dhe qendrontë këtu me prindërit. Prindërit mbaruan pushimet dhe e lanë djalin që të vinte më vonë", deklaruan ata

Gjithashtu, banorët zbulojnë se Jorgo Zani qëndronte në një shtëpi me 12-vjeçarin A.Zariu që i preu kokën, por ata nuk e mendonin se do të ndërmerrte një veprim të tillë, deri në përçudnimin e trupit.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com