Fatjon Kapri i listuar si një ndër më të kërkuarit nga Interpol Tirana do të ekstradohet në Shqipëri për të dalë para Gjykatës ku do të njihet me dënimin me 22 vite burgim, 12 vite pasi vrau shokun e tij në Londër.
Kapri, një prej shqiptarëve më të kërkuar nga Interpol Tirana, gjatë fshehjes pasi ishte arratisur në Skoci përdorte identitet të rremë duke gënjyer autoritetet se ishte shtetas maqedonas me emrin Sajmir Sadiku.
Arrestimi i tij është kryer më 2010-n, por vetëm pas tre vitesh letër porosia e ministrisë shqiptare të drejtësisë ka mundur të marrë ok-in e Gjykatës së Apelit për krime të rënda në Edinburg të Skocisë për të ekstraduar shqiptarin e shumë kërkuar.
Fatjon Kapri akuzohet për vrasjen me thikë të Ylli Pepës, shtetas shqiptar në 2001 në një park në Londër, ku menjëherë pas vrasjes Kapri u fsheh për të humbur gjurmët.
Gjatë dhënies së dënimit të tij në gjykatën e Elbasanit për të provuar fajësinë e tij, kanë dëshmuar policët anglezë të cilët kanë dokumentuar vendngjarjen dhe dëshmitarët okular të cilët kanë parë skenën duke identifikuar pikërisht si autor Fatjon Kaprin.
Por për të fshehur gjurmët Kapri kish ndërtuar një jetë të re ku vec punës si shitës në një dyqan kish krijuar dhe një lidhje romantike me një shtetase skoceze 44-vjecare.
Autoritetet shqiptare konfirmojnë ekstradimin e tij dhe mbeten në pritje të procedurave nga autoritetet skoceze për ta dërguar atë drejt shqipërisë, gjatë ditëve në vijim.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com