Përndjekja dhe një shuplakë sollën vrasjen e Griseldës në Laprakë/ Report Tv zbardh dosjen e Prokurorisë

TIRANË - Një shuplakë mes të rinjve 10 ditë përpara rezulton shkaku i atentatit ku mbrëmjen e 26 dhjetorit 2018 mbeti e vrarë Griselda Gjikolaj 17-vjeçe dhe u plagos shoku i saj Erjon Benga. Dy plumba në kokë rezultojnë se kanë shkatuar vdekjen e 17-vjeçares sipas materialit të prokurorisë së Tiranës siguruar nga Report Tv.

Plumbat janë shkrepur nga Robert Prepepaj i riu i cili rezulton se është konfliktuar më parë me Bengën pranë fushës së aviacionit në Tiranë për shkakun se Prepepaj përndiqte Gjikolën. Nga hetimet parakrake thuhet se Benga i ka kërkuar atij që të mos i ngacmonte të fejuarën e mikut të tij, Samirit dhe në zënkë e sipër e ka qëlluar me shuplakë.

Dosja e Prokurorisë për vrasjen e Griselda Gjikolajt

Por ky veprim nuk është falur nga Robert Perpepaj i cili pak ditë para ndërrimit të viteve kishte ndërtuar planin për t'u hakmarrë. Griselda Gjikolaj viktima e kësaj ngjarje pasditen e 26 dhjetorit ka dalë sëbashku me Saimirin të fejuarin e saj si dhe shokun e tij Erjon Benga dhe një tjetër shoqe. Në përfundim të kafes, dy vajzat janë ulur pas në automjetin e drejtuar nga Benga dhe ai sëbashku me Saimirin përpara. Sipas dëshmive të të mbijetuarve sapo makina ka nisur ecjen aty janë afruar dy persona që kanë thyer xhamat e makinës tip "Mercedes Benz" dhe në të majtë pas shoferit ka dalë Përpepaj i cili me një armë ka qëlluar në drejtin të Gjikolajt.

Roli i Robert Muzhaqit të prangosur si përkrahës i autorit të krimit Robert ka qenë ajo e goditjes së automjetit ku ndodheshin katër të rinjtë me një levë hekuri të cilin e ka kryer nga ana ku ndodhej i fejuari i Griseldës. Të katër të rinjtë teksa makina drejtohej nga Erjon Benga kanë mbërritur me shpejtësi në Spitalin e Traumës por 17-vjeçarja ka humbur jetën duke mbërritur aty e vdekur.

Aktualisht vazhdojnë kërkimet për kapjen e Robert Përperajt ndërsa hetuesit janë ndihmuar për të zbardhur motivin e krimit nda dëshmitë e të mbijetuarve ekzaminimet e pamjeve filmike si dhe telefonave ceularë të të përfshirëve në këtë ngjarje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tiran: 29/03/2019 21:23

    Shko mor kar me gjithe shekullin 18 ajo ka qene kurve ky e ka rraf ai e ka vra Mir ja ka bo o laluc

    Përgjigju
  • Fredi: 10/01/2019 15:47

    Shoqëri bajgë kanibale e prapambetur... Fenomenë të tillë në Europë janë zhdukur ketu e 200 vjet më parë.. vetëm-e vetëm fjala përndjekje për femër na kujton Europën e shek 18. Prandaj Shqipëria fatkeqe nuk ngre dot kokë sepse shoqëria e saj ka frymë të shek të 18. Të thuash sot në botën e civilizuar se përndjek femër të sollën menjëherë policinë Llahtar, është për të qeshur dhe për të qarë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim

Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim