Vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë, rrëfehet i riu serb: E kuptoj 13-vjeçarin që vrau nxënësit në shkollë, ishte i nënçmuar si unë

Vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë, rrëfehet i riu serb: E kuptoj 13-vjeçarin që vrau nxënësit në shkollë, ishte i nënçmuar si unë

Foto nga arrestimi i dy autorëve te dy masakrave në Serbi

Uros Blaziç UB, 21-vjeçari i cili vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë gjatë natës mes 4 dhe 5 majit në dy fshatra në Serbi, ka folur për herë të parë për masakrën që kreu pak ditë më parë si dhe arsyet që e çuan drejt aktit makabër.

Autori 21-vjeçar tha se e kupton vrasësin 13- vjeçar nga shkolla fillore “Vladislav Ribnikar”, i cili vetëm një ditë para tij vrau 8 bashkëmoshatarë dhe një roje të shkollës, por se nuk ishte frymëzuar nga krimi i tij të cilin e kishtë ndjekur në lajme.

“Nuk jam frymëzuar nga krimi që ka ndodhur një ditë më parë në Beograd, as nuk ka qenë motivi im për të qëlluar njerëzit në Mlladenoc. E ndoqa atë që ndodhi një ditë më parë në Beograd, ajo që bëri ai djali ishte e keqe, por mund ta kuptoj sepse ishte i nënçmuar si unë”, ishte deklarata tronditëse pas arrestimit të të dyshuarit për masakrën në dy fshatra.

Në seancën gjyqësore, ai e ka pranuar krimin dhe e ka përshkruar në detaje sulmin e tij të përgjakshëm dhe më pas i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

“Kam qëlluar me automatik! Unë nuk i njihja ata njerëz, qëllova sepse doja të trembja vendasit”, tha ai.

Banorët e një fshati në afërsi të Mlladenovcit, rrëfyen se si  vrasësi dyshohet se kishte dëgjuar se ai dhe familja e tij po përfliteshin dhe se kjo ishte arsyeja që ai shkoni dhe qëlloi rastësisht këdo që gjente. Siç thonë ata, është me të vërtetë fat që nuk u lënduan më shumë njerëz. Thonë gjithashtu se e gjithë familja e UB-së konsiderohej si “fqinjë me natyrë të mirë” dhe se ata u kthyen në Mlladenoc para disa vitesh.

“Ata jetonin në një banesë në Beograd, nga e cila u dëbuan kur UB ishte 15 vjeç. Ai e konsideroi një padrejtësi të madhe që shoqëria i bëri familjes së tij. Në ditën e kobshme ai dyshohet se ka dëgjuar se fqinjët po flisnin keq për ta dhe për këtë ka dashur të merret me ta. Ai jetonte në një shtëpi në Shepshin dhe nuk është sekret se aty kishte armë”, tha një bashkëbisedues i Kurir. Dyshohet se ai ka shkuar rregullisht në poligonin e stadiumit të Partizanit, por është stërvitur edhe me qitje në bodrumin e shtëpisë së tij.

“Në bodrum kishte një thes të mbushur me rërë, me shënjestër, të cilin e qëllonte me pistoletë dhe automatik. Edhe pse ai pretendon se nuk kishte planifikuar një krim, për çfarë i duhej një armë që të praktikojë të shtënat në objektiva edhe në shtëpi?”, pyet bashkëbiseduesi. Kujtojmë se në të njëjtin poligon qitjeje ishte stërvitur edhe djaloshi trembëdhjetë vjeçar që ka qëlluar me dy pistoleta shokët e tij në shkollë.

Dy masakrat e njëpasnjëshme që ndodhën në harkun kohor të 48 orëve tronditën Serbinë, ndërsa presidenti Vuçiç paralajmëroi një fushatë për mbledhjen e armëve.

M.T/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë