Vrau 83 gra, vrasësi serial rus i quajtur "Ujku" del vullnetar për të luftuar kundër Ukrainës

Vrau 83 gra, vrasësi serial rus i quajtur

Mikhail Popkov,vrasësi serial

Një nga kriminelët më gjakftohtë të Rusisë, i cili është në burg për vrasjen e 83 grave të moshës 18 deri në 50 vjeç, i ka kërkuar qeverisë që lirohet për të luftuar kundër Ukrainës.

58-vjeçari "i tmerrshëm" Mikhail Popkov, i cili është quajtur “Ujku” dhe “Maniaku i Angarskut”, shpreson të përfitojë nga një programi i Putinit që lejon kriminelët e dënuar të bëhen mercenarë në Ukrainë në këmbim të një faljeje pas gjashtë muajsh.

Popkov, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm, përdhunoi shumicën e viktimave të tij dhe më pas i vrau duke përdorur sëpata, thika, kaçavida dhe sende të tjera të mprehta. Mendohet të ketë vrarë përtej numri, rreth 200 gra.

Pavarësisht natyrës makabër të krimeve të tij, autoritetet ruse lejuan televizionin shtetëror ta intervistonte në burg, nga ku ai bëri thirrje për t’u liruar për t’u bashkuar me ushtrinë e Putinit, duke pretenduar se përvoja e tij e shërbimit në Ushtrinë e Kuqe mund të jetë shumë i dobishme.

Sipas Daily Mail, mijëra të dënuar tashmë e kanë përdorur këtë metodë për të fituar lirinë e tyre. Popkov madje befas filloi të rrëfejë edhe më shumë vrasje, në përpjekjen e tij për të fituar një vend në ushtrinë mercenare të Ëagnerit, të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, ‘shoku’ i Putinit".

Në intervistën e tij në televizionin shtetëror rus, Popkov tha se ëndrra e tij është të bashkohet me ushtrinë ruse dhe të luftojë kundër Ukrainës.

“Nuk do të nguroja ta bëja. Edhe pse kam qenë në burg për një dekadë, nuk mendoj se do ta kisha problem të mësoja gjëra të reja”, tha ai.

Vrasësi u përpoq të tregonte në intervistë se dëshira e tij për të luftuar ishte e madhe, duke thënë se kjo nuk është një lojë, as ndonjë libër fantastik me superheronj. Popkov përhapi terror nga 1992-2010 në qytetin e tij të lindjes, Arngarsk, të cilin ai tha se donte ta “pastronte nga prostitutat”.

Psikologët që ekzaminuan Popkov pas arrestimit të tij e diagnostikuan atë me “tërbimin e një vrasësi”, por krimineli u konsiderua i ndërgjegjshëm për veprimet e tij dhe i përshtatshëm për t’u gjykuar.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Pr.ligji për surrogatinë, sterilizimin dhe zgjatjen e afatit të abortit/ Përfaqësuesi fetar: Hap rrugën për martesat brenda të njëjtës gjini! Ja pasojat e shumta

Pr.ligji për surrogatinë, sterilizimin dhe zgjatjen e afatit të abortit/ Përfaqësuesi fetar: Hap rrugën për martesat brenda të njëjtës gjini! Ja pasojat e shumta