TIRANE - Polici Roland Mete ka vepruar konform ligjit në vrasjen e atentatorit Artur Baze, ngjarje kjo e ndodhur më 5 Janar në kryeqytet. Këtë të mërkurë është pushuar hetimi ndaj tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Atentati i janarit ishte planifikuar ndaj të riut Pajtim Seriani i cili mbeti i plagosur, por nga të shtënat u plagos edhe efektivi Mete që ndodhej në një lokal me Serianin në Rrugën e Kavajës. Sipas Prokurorisë, pavarësisht se nuk ishte në shërbim efektivi ka vepruar konform ligjit, duke i bërë thirrje Bazes të ndalojë pasi plagosi Serianin, por atentatori është larguar. Sipas hetimeve, efektivi ka ndjekur Bazen në rrugicat e ndërmjet rrugës “Islam Alla” e “Him Kolli”, ku edhe është plagosur prej atentatorit.
Dy persona janë arrestuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit. Kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari dyshohet se kanë planifikuar vrasjen e Serianit, e cila nuk u realizua dot nga Artur Baze pasi u vra nga polici Roland Mete.
Vendimi i pushimit të ndjekjes penale ndaj efektivit Roland Meta
Pas një analize kronologjike dhe të plotë të provave në tërësi, siç janë procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes, pyetja e deshmitareve, procesverbali i këqyrjes së automjetit, akteve të ekspertimit teknik e balistik të armëve dhe të gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes ku dy gëzhojat që janë gjetur pranë lokalit Mulliri i Artë, rezultoi se janë qitur nga arma e cila është gjetur në afërsi të viktimës Arianit Sterjo, ndërsa katër gëzhojat e tjera të gjetura në fillim të vendit të ngjarjes i përkisnin armës së të dyshuarit Roland Meta, arma që iu gjet në afërsi të viktimës në të njëjtën kohë ishte e bllokuar dhe me një gëzhojë të paqitur nga foleja e saj, aktet e ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasit e dëmtuar Pajtim Serjani, objekt i sulmit, ai i Roland Metës, me pasojë plagosje e rëndë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit, ajo e viktimës Arianit Sterjo, ku shkak i vdekjes ishte shoku traumatik si pasojë e qëllimit me armë në organin jetik, deklarimet e personave që kanë patur dijeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes si Pajtim Serjani, D.R, D.RR, etj, deklarimet e të hetuarit Roland Meta, konstatojmë se personi nën hetim Roland Meta, sipas nenit 19 të K.Penal “Nuk ka pergjegjesi penale personi qe ka kryer veprën duke qenë i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të tjetrit, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit”.
Legjislacioni ynë penal parashikon mbrojtjen e nevojshme si një nga mënyrat për mbrojtjen e interesave të shtetit e të qytetarëve nga veprat penale, që nënkupton kryerjen e veprimeve për sprasjen e një sulmi kriminal brenda kufijve të lejuar nga ligji, dhe megjithëse dëmi i shkaktuar ka elementët e një vepre penale, autori nuk ka përgjegjësi penale. Për të arritur në konkluzionin nëse në rastin konkret ndodhemi para mbrojtjes se nevojshme, kemi analizuar veprimet konkrete të të dyshuarit Roland Meta, me kushtet e sulmit të kryer nga viktima Arianit Sterjo. Referuar nenit 19 të Kodit Penal, sulmi duhet të jetë i padrejtë, real e i çastit.
Së pari, në ngjarjen e ndodhur më 5 janar 2015, në rrugën e Kavajës, i hetuari Roland Meta u ndodh para faktit të bindjes se filloi një sulm i padrejtë, i atëçastshëm dhe se autori po largohej për të ju shmangur përgjegjësisë, dhe menjëherë me këtë bindje ka nxjerrë armën, ka thërritur “Ndal Policia”, dhe më pas duke konstatuar që sulmuesi Arianit Sterjo, ka vazhduar të qëllojë në drejtim të tij, ai ka qëlluar në drejtim të viktimës Arianit Sterjo fillimisht në drejtim të këmbës, ku viktima ka marrë goditjen e parë dhe më pas edhe një herë tjetër në drejtim të pacaktuar. Në të njëjtën kohë vetë i dyshuari Rolandi, ka humbur ndjenjat, ndërkohë që viktima/autor Arianit Sterjo është larguar në një vend relativisht të largët nga vendi i ngjarjes ku dhe më pas është konstatuar i gjallë nga deklaruesi P.M, i cili ka lajmëruar edhe policinë. Kur ka mbërritur në këtë vend policia e ka gjetur të vdekur viktimën Arianit Sterjo dhe armën në afërsi të tij.
Nga provat rezulton se Roland Meta, punonjës policie ndodhej përpara një sulmi të vërtetë, aktual dhe të padrejtë, pasi viktima autor Arianit Sterjo, kishte qëlluar me armë zjarrit të llojit TT, duke vënë në rrezik jetën e vetë Rolandit dhe të shtetasve të tjerë të pranishëm.
Së dyti, personi nën hetim duke qenë punjonjës policie e kishte detyrim që në zbatim edhe të ligjit për përdorimin e armëve, edhe profesionit të tij si punonjës policie, ndërhyrjen me qëllim shmangien e një rreziku nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit nga subjektet që u njihet kjo e drejtë. Ndërhyrja konform Ligjit nr. 72/ 2014 “Për përdorimin e armëve të zjarrit” bëhet për të mbrojtur jetën, e shëndetin, të drejtat dhe interesat e tyre ose të një tjetri nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit. Punonjësit e policisë dhe subjektet e tjera, në përmbushje të detyrave funksionale përkatëse, mund të përdorin armët e zjarrit nëse nuk ka mënyrë tjetër: a) për të mbrojtur jetën dhe shëndetin tij, si dhe jetën e personave të tjerë nga sulme të pashmangshme ose për të parandaluar vazhdimësinë e aktit kriminal që shkakton rrezik të lartë për jetën (neni 8 i ligjit). Gjithashtu konform këtij ligji, përpara përdorimit të armëve të zjarrit punonjësit e policisë dhe subjektet e tjera duhet të identifikojnë veten si të tillë, si dhe t’i japin një paralajmërim të qartë, duke u shprehur me zë të lartë “Ndal”, ndjekur nga paralajmërimi i dytë “Ndal se do të qëlloj”, nëse ai nuk ndalet. Në rrethana objektivisht të pamundura, të ngutshme, mund të mos bëhet paralajmërimi në rast se një veprim i tillë rrezikon subjektet e këtij ligji ose personat e tjerë nga një rrezik i çastit për jetën. Në këtë rast qëllohet pa paralajmërim, duke synuar në pjesët e poshtme të trupit.
Siç u shpjegua më lart punonjësi i policisë Roland Meta u gjend plotësisht përballë elementëve të një sulmi të padrejtë dhe real, dhe pasi njoftoi se ishte punonjës policie duke thërritur “Ndal Policia”, dhe duke parë veprimet e viktimës Arianit Sterjo i cili e vazhdoi sulmin edhe kundrejt Rolandit, duke qëlluar edhe në drejtim të tij, (provohet nga plaga që ka marrë Rolandi dhe predha e gjetur në trupin e tij, e qitur nga arma e viktimës), ka bërë përpjekje për të neutralizuar sulmin e viktimës, duke e qëlluar në drejtim të këmbëve. Dëmtimet që ka marrë viktima kanë qenë rezultat i veprimeve të kryera nga Roland Meta në kushtet e një mbrojtje të nevojshme, madje i detyruar të vepronte në këtë mënyrë edhe për shkak të detyrës së tij si punonjës policie, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të tij dhe të personave të tjerë që ndodheshin aty me të, nga një sulm i vërtetë, i çastit dhe i padrejtë i viktimës/autor Arianit Sterjo.
Përsa më sipër duke qenë se personi nën hetim Roland Meta ka vepruar në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ai nuk duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e kryera në dëm të jetës së viktimës/autor Arianit Sterjo, duke iu pushuar ndjekja penale konform nenit 19 të Kodit Penal,
Redaksia Online
(Gre.M/a.h/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO