Vrau babain që dhunonte sistematikisht të ëmën për ta mbrojtur, dënohet me 20 vite burg adoleshenti italian

Vrau babain që dhunonte sistematikisht të ëmën për ta mbrojtur, dënohet me 20 vite burg adoleshenti italian

Giuseppe Pompa dhe Alex Pompa

ITALI- Një adoleshent i cili vrau babain abuziv, në një përpjekje për të mbrojtur nënën e tij është dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali.

Alex Pompa, 18 vjeç ka pranuar se ka vrarë babain e tij Giuseppe Pompa, 52 vjeç duke e qëlluar 24 herë me thikë, në shtëpinë e tyre në komunën e Collegno, Itali, më 30 prill të vitit të kaluar. 

Hetuesit zbuluan se Giuseppe ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gruas së tij për vite me radhë.

Natën e krimit Aleksi dhe vëllai i tij i kishin dërguar një mesazh xhaxhait të tyre, duke i kërkuar ndihmë pasi kishin frikë se ai do të abuzonte sërish me nënën e tyre.

“Ju jeni i vetmi që nga dëgjoni. Duhet të marrësh masa drastike, këtu të gjithë rrezikojmë jetën tonë”, thuhej në mesazh.

Më vonë atë natë, Giuseppe filloi një sulm të dhunshëm ndaj gruas së tij, duke pretenduar se ai kishte parë një nga bashkëpunëtorët e saj të vinte dorën në shpatullën e saj.

Ai thuhet se hodhi një telefon në fytyrën e saj kur Alex, i cili ishte 17 vjeç në atë kohë, ndërhyri.

17-vjeçari, mori një thikë nga kuzhina dhe qëlloi babanë në mënyrë të përsëritur derisa ai vdiq. Më pas i ka telefonuar policisë dhe i ka treguar çdo gjë që ndodhi.

Fillimisht ai qëndroi në arrest shtëpie në shtëpinë ku ndodhi krimi, por më vonë, Alexit i lejuan që të vuante dënimin në shtëpinë e një miku.

Gjatë kohës që ka qëndruar atje, Alex arriti të marrë provimet e tij të fundit, duke shënuar 87 nga 100 pikë maksimale. Ministrja e Arsimit Publik në atë kohë, Lucia Azzolina, madje i telefonoi Aleksit për ta uruar. 

Alex nuk e mohoi asnjëherë faktin që vrau babain dhe aktualisht po përballet me dënimin prej 20 vitesh burg edhe duke marrë parasysh rrethanat lehtësuese.

Avokati i tij ka kohë rreth 20 ditë të apelojë vendimin.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës