Orët e para të mëngjesit të sotëm ka rënë në prangat e policisë 54-vjeçari Abaz Isa, i cili mbrëmjen e së premtes ekzekutoi 26-vjeçarin Marjo Laho, që punonte si bari në zonat e thella të Ersekës.

54-vjeçari ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar pranë malit të Gramozit teksa forcat e policisë ishin në ndjekje të tij dhe gjithashtu në negociata me familjarët për dorëzimin.

Shkelja nga bagëtitë e kufijve të vënë mes hapësirave të kullotave në Malin e Gramozit, i kushtuan jetën Mario Laho, bariut nga fshati Starje i Ersekës, i cili u ekzekutua me armë zjarri nga 54-vjeçari Abaz Isa, i cili gjithashtu punonte si bari në këtë zonë.

mario laho
( Në foto viktima Mario Laho )

Familjarët e 26-vjeçarit të vrarë pohuan para kamerave se i riu u ekzekutua me breshëri automatiku, teksa hante bukë në stan, ndërsa pohuan se Abas Isa ka qenë i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.

Isa dhe Laho prej kohësh ishin në konflikte për njëri-tjetrin për çështjen e kullotave të bagëtive.

Konfliktet agravuan deri në përdorimin e armëve të zjarrit, ku 54-vjeçari Isa ekzekutoi me breshëri automatiku Marjo Lahon. 

Autori i krimit duke e njohur mirë terrenin ka mundur t’i fshihet për disa orë forcave të policisë, të cilat kishin vënë në dijeni edhe palën greke për këtë vrasje.

abas isa me logo
( Në foto autori i vrasjes Abaz Isa )

Policia gjen dhe sekuestron armen e krimit me te cilen u vra bariu ne Malin e Gramozit.
 
Specialistet e Sektorit te Krimeve te Renda ne DPQ KORCE ,ne bashkëpunim me efektivat e Komisariatit te Kolonjes si rezultat i veprimeve proceduriale te kryera , ne oret e mesdites, kane bere te mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armes me te cilen Abas Isa, ka vrare Mario Lahon
 
Ne cilesine e proves materiale iu gjet dhe sekuestrua :
 
-Nje arme e tipit "Kallashnikov" model 56, me nje fishek ne goje
 
- si dhe nje karikator me 16 fisheke.
 
Arma u gjet e fshehur ne nje siperfaqe toke  te mbjelle,ne pronesi te autorit, ne nje largesi prej 200 m nga banesa e tij ne fshatin Kreshove.
 

arma vrasja e bariut
( Në foto arma e krimit )

Redaksia Online

(Gre.M/a.h/Shqiptarja.com)