Burg është vendimi që kanë marrë institucionet e drejtësisë britanike për 44-vjeçarin Hysni Avdyli i cili në prillin e vitit të shkuar vrau bashkombasin Asim Marku.

Siç raportojnë mediat britanike, vendimi është marrë nga gjykata e Old Bailey në Angli për akuzën e vrasjes.

Asim Marku u godit me thikë në një restorant dhe vdiq në vendin e ngjarjes nga një plagë thike në gjoksin e tij dhe autori u ndalua disa orë pas krimit.

Hetimet nxorën në pah faktin se vrasja kishte ndodhur pasnjë konflikti mes disa shqiptarësh, për një rrugë.
 
Dënimi përfundimtar ndaj 44-vjeçarit Avdyli do të jetë të enjten, më 31 mars në Old Bailey.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)