KAKAVIJE-Një 44-vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasje 11 vite më parë është arrestuar në pikën e kalimit kufitar. Ai është Armando Halla 44 vjeç, banues në Fier, ndërsa gjatë përpunimit të dokumenteve dhe kontrollit në sistemin TIMS në Kakavijë pasi ishte kthyer si deportiv, rezultoi se ishte në kërkim për vrasje në bashkëpunim.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në Tetor të vitit 2016 ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasje e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal, pasi Armando Halla në vitin 2008 ka vrarë bashkëkombësin F.K., ngjarje e cila ka ndodhur në shtetin grek.