Vrau bashkëmoshatarin me thikë në Shkodër, Gjykata vendos masën 'Arrest me burg' për 15-vjeçarin

Vrau bashkëmoshatarin me thikë në Shkodër, Gjykata vendos  masën 'Arrest me burg' për 15-vjeçarin

Policia Shkodër

Shkodër-Gjykata e Shkodrës ka vendosur këtë të enjte arrest me burg për të miturin i cili qëlloi me thikë 15 vjeçarin Emiljano Gjoni i cili më pas ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura ndërsa jashtë gjykatës qëndronin familjarët e autorit Klodian Kolbuçi.

Vetë ai ishte i pranishëm në sallën e gjyqit ndërsa nuk ka folur para gjykatës. Psikologu ka deklaruar se ai është në gjendje të renduar psikologjike duke e konsideruar në gjendje shoku.

Prokurori Ndricim Halili ka kërkuar masën me burg, teksa mbrojtja ka kërkuar që të merret masa e cila gjykon interesin më të larte në shërbim të të miturit.

Kur ndodhi ngjarja tragjike?

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit në lagjen ‘Skënderbeg’. Pasi 15-vjeçari goditi me thikë disa herë bashkëmoshatarin e tij e la në mes të rrugës dhe u largua nga zona.

Ka qenë një kalimtar i rastit që ka gjetur të miturin të shtrirë në tokë dhe të gjakosur . 15-vjeçari ka pasur ende shenja jete dhe kalimtari e ka dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në spital. Vetëm tre orë më pas blutë e Shkodrës bën të mundur kapjen dhe identifikimin e autorit të mitur.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente