Nisur nga mënyra e ekzekutimit, Denis Demiri është një vrasës me pagesë, pasi e qëlloi vetëm një herë në kokë, ndërsa po punohet të shkuar te emrat e porositësve. Denis Demiri i arrestuar për vrasjen, është një person me precedent penal, pasi ka qenë arrestuar edhe në 2012 për tentativë vrasje në Tiranë, ndërsa pak kohë më parë është liruar nga burgu. Ai gjithashtu ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje të njësisë 5 në Tiranë. Gjithashtu gjatë operacionit është sekuestruar edhe makina me të cilën dy autorët u larguan pas vrasjes së Memli Begallës dhe 9 telefona. Memli Begalla u ekzekutua me silenciator poshtë pallatit ky banonte në zonën e Bllokut në Tiranës.
Skandali/U kap me 1 t drogë, si u lirua shoku i vrasësit të Begallës
Ndërsa Ardian Serezi është ish-efektiv policie. Ai është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar në 2014 si i përfshirë në trafikun e një ton kanabisi në aksin Gjirokastër-Tepelenë. PD akuzoi se Ardian Serezi, që ishte drejtuesi i kamionit me një ton hashash ishte një i njohur i Saimir Tahirit, asokohe ministër i Brendshëm.
“I ndaluari nga Policia e Gjirokastrës me një ton marijuanë, me destinacion Italinë, është një punonjës i Policisë së Shtetit, i emëruar nga rilindja, me precedent penal, dhe njeri i afërt i Ministrit të Brendshëm. I ndaluari, banor i Kombinatit njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i Ministrit të Brendshëm"deklaronte asokohe Noka.
Sot Ardian Serezi u arrestua së bashku me Denis Demirin për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla. Por skandaloz është fakti se pavarësisht se u kap me një ton kanabis në 2014, Ardian Serezi ishte liruar nga burgu. Report Tv ka siguruar vendimet e gjykatave. Në datë 15.10. 2015 Serezi është shpallur fajtor duke u dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër me 9 vite burg, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht 6 vite burg, ndërsa në datë 21.12.2015 vendimi është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.
Bazuar te dy vendimet e gjykatave, Ardian Serezi sot duhet të ishte pas hekurave për të vuajtur dënimin për trafik droge, por është liruar me kusht, pasi bëri më shumë se gjysmën e dënimit 3.5 vite (llogaritur edhe periudhën nga momenti i arrestimit në 2015 deri në shpalljen e vendimit në tetor 2015).
(Denis Demiri dhe Ardian Serezi)
“Shpëtuam se u kapën të tjerë”/ Ja si u zbuluan vrasësit
Policia qëllimisht ka mbajtur të ndaluar disa prej personave që u ka pasur borxh viktima për të hequr vëmendjen e autorëve të vërtetë. Ndërsa dy të arrestuarit janë mbajtur në përgjim për 6 ditë radhazi, kur kanë folur me njëri tjetrin kanë thënë se “shpëtuam ne, se u kapën të tjerë”. Të arrestuarit janë takuar disa herë me njëri tjetrin dhe në komunikimet që kanë pasur përsërisnin që ‘shpëtuan pasi ishin ndaluar persona të tjerë’. Gjithashtu, provat e shenjave të gishtave policia i ka marrë nga një lokal ku ata ishin për kafe. Janë krahasuar me disa gjurmë që u gjetën në vendin e ngjarjes duke bërë lidhjen. Pasi dokumentoi të gjitha provat e nevojshme policia ndërhyri duke arrestuar dy personat.
(Memli Begalla)
Deklarata e plotë e policisë
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor. Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:- Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit.
Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e shtetasit Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima. Për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë. Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










